​Klodian Shehi:Z.Lul mos e përdor
Kavajën, e ke humbur me kohë

​Klodian Shehi:Z.Lul mos e përdor<br />Kavajën, e ke humbur me kohë
KAVAJE-Klodian Shehi, Kryetari në detyrë i Bashkisë së Kavajës, njëherezi kandidati që kryeministri Edi Rama e tërhoqi dy ditë më parë nga gara për zgjedhjet lokale fajëson politikën e PD për gjithë këtë situatë të krijuar në qytetin e tij.

Në një intervistë për Report Tv, Shehi tha se Kavaja nuk e meritonte këtë që ndodhi, ndërsa tregon mirëkuptoim ndaj vendimit të kryeministrit Rama që sipas tij e shtynë rrethanat të vepronte në këtë mënyrë. Për Shehin, PD e dinte që edhe sikur të garonte përballë me PS e kishte fitoren e humbur.

Ai do garonte për Kavajën por e tërhoqën si kandidat. Unë do doja t’ju pyesja juve, si qytetar i thjeshtë i Kavajës, i zhveshur nga postet, cfarë do të donit sot të ndodhte në Kavajë?
Do doja që më 7 Maj të bëheshin zgjedhjet sic ishte vendosur sepse u takon qytetarëve të zgjidhnin kryebashkiakun. Por e besoj atë që ndodhi sepse arsyet që cuan kryeministrin të tërhiqej më 7 maj kishte baza reale. Interesi kombëtar, ai qytetar dhe ai i Kavajës vlen para gjithçkaje, para interesit tim personal.

Në fakt interesi kombëtar vlen para gjithçkaje por ka pasur baza reale që ndodhi kjo. Cila ka qenë baza reale dhe cfarë mund të ndodhte në Kavajë?
Jam i bindur se Kavaja e ka treguar ndër vite se nuk e do rrëmujën dhe kërkon të jetojë dhe ky problem nuk ka qenë në Kavajë, ky ka qenë problem që donte ta sillte politika e madhe, PD apo politika e zotit Lul

Do e sillte PD por si do e sillte PD?
Ata do e sillnin këtu nga ata militantë, nga ana persona që mund të sjellin destabilizim në Shqipëri. Dicka pa shkak nuk ka. Sot menaxhohet nga unë Kavaja dhe në cdo gare kurdo të hyj në PS, kandidat do jem unë dhe ata e prisnin se më 7 Maj do humbnin thellë dhe këtë e kisha të sigurt sepse isha siguruar me informacione që pjesëmarrja në votime do të ishte masive, pavarësisht trumbetimit që bënte PD.
Unë kam mbështetjen e qytetarëve të Kavajës, të kryeministrit tim.

Keni një apel për poliikën? Kur do të donit ju të ishin zgjedhjet?
Kam një apel për politikën dhe mos e përdorin Kavajën, mos ta përflasin sepse qyteti ka ndryshuar se të gjithë e shohin dhe e prekin cfarë është bërë në Kavajë. Krahasuar para 6 vitesh qyteti ka ndryshuar. Të vjen turp kur sheh e dëgjon sesi e përdorin Kavajën. Kur dëgjoja gjëra që thonë për mua më vjen të qesh sepse duhet ti padisja penalisht. Më kanë bërë të dënuar.
Unë vij nga një familje e shkolluar, nga një gjyq që ka ndërtuar xhaminë, prindër mësues, unë ish punonjës banke.

Kur more vesh lajmin si reagove
Besoj në kryeministrin tim dhe në arsyen që ndërmori atë vendim.
PD e di tashmë por u bëj të ditur sërish se sa herë të duan dhe kur të duan e kanë garën e humbur në Kavajë.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë