​Kombëtarja Shpresa miqësore
me Francën më 5 Qersho

​Kombëtarja Shpresa miqësore<br />me Francën më 5 Qersho
Pas dy miqësoreve të luajtura ndaj Moldavisë, gjatë muajit Mars, përfaqësuesja Shpresa do të zhvillllojë një miqësore luksi. Kundërshtar do të jetë skuadra e 21-vjeçarëve të Francë. Ndeshja do të luhet më 5 Qershor në Shqipëri, ndërsa zyrtarizimi u dha nga Federata Franceze e Futbollit, pas prezantimit të trajnerit të ri të skuadrës, Silven Ripoll. Miqësorja me kundërshtarin e nivelit të lart cilësohet si tepër e vlefshme për trajnerin Alban Bushi, në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2019, që do të startojnë pikërisht në muajin Qershor. Testi me Francën do të shërbejë për të kolauduar kuqezinjtë e vegjël, përpara pjesëmarrjes në Grupin 2 eliminator, ku si kundërshtarë do të kenë Spanjën, Sllovakinë, Islandën, Estoninë dhe Irlandën e Veriut. Skuadra fituese e grupit kualifikohet direkt në Kampionatin Europian për 21-vjeçarë që do të organizohet në Itali dhe San Marino, ndërsa katër skuadrat e vendeve të dyta me rezultatet më të mira do të luajnë në fazën “play off”. Ndërkohë, prej kësaj të dielë, datë 14 Maj, trajneri Alban Bushi do të zhvillojë një grumbullim stërvitor, për të marrë indikacione se cilët elementë mund ti shërbejnë skuadrës, fillimisht për miqësoren me Francën dhe më tej gjatë kualifikueseve zyrtare të Europianit.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë