​Konkurrimi për "Spitallën", Ahmetaj
sqaron procedurat dhe kriteret

​Konkurrimi për "Spitallën", Ahmetaj<br />sqaron procedurat dhe kriteret
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj organizoi sot një tryezë të rrumbullakët me Dhomat e Tregtisë, përfaqësues të biznesit, Atashe Tregtarë dhe Ekonomikë të Ambasadave të akredituara në Tiranë dhe përfaqësues të medieve, me rastin e hapjes se procedurës konkurruese për zonën ekonomike të Spitallës.

Në datën 24 Gusht, Agjencia e Prokurimit Publik publikoi Njoftimin e Kontratës për zonën e Spitallës, ndërsa në datat 26-27-28 gusht njoftimi u publikua edhe në gazetën ndërkombëtare “Financial Times”.

Afati për procedurën e konkurimit është 65 ditë nga data e publikimit, deri më 28 tetor 2015. Vlerësimi i ofertave do të bëhet brenda 30 ditëve nga përfundimi i afatit të konkurrimit.

Ahmetaj tha se projekti i Zonave të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik është një nga më të rëndësishmit që qeveria Shqiptare, në bashkëpunim me ekipin e Universitetit të Harvardit, ka punuar përgjatë më shumë se një viti.

Periudha e funksionimit të zonës është 99 vjet ndërsa kriteret e vlerësimit të ofertave sipas peshës specifike janë: Propozimin e projektit teknik 20 pikë; Ndikimi mjedisor 6 pikë; Ndikimi social dhe numri i të punësuarve 16 pikë; Kohëzgjatja e punimeve 8 pikë dhe kapaciteti financiar i kompanisë për financimin e projektit 50 pikë.

Sipas VKM nr.666 datë 29.07.2015, “Për shpalljen e zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Spitallë , Durrës” i ndryshuar, me VKM, përcaktohet se llojet e veprimtarisë që do të zhvillohen në zonë janë : Prodhuese, industriale dhe agropërpunuese; Industri të reja me Teknologji Hi-Tec dhe inovatore; Industri eficente në përdorimin e energjisë; Industri me produktivitet të lartë; Aktivitete të teknologjisë së informacionit; Pjesë këmbimi për makina, materiale ndërtimi, përpunim ushqimor etj; Tregtare dhe magazinim mallrash;Shërbime (Administrimi, bankare, doganore, shëndetësore, juridike, kompani sigurimesh, noteriale etj; aktivitet transporti; aktivitet logjistike ndihmëse etj.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'