​Kontenierë me mbetje? Prokuroria
verifikime pas lajmeve në media

TIRANE-Prokuroria e Durrësit ka nisur të enjten (2 mars) verifikimet pas lajmit të mediave italiane për kontenierët me mbeturina.
 
Mediat italiane shkruanin për zhdukjen e rreth 1 mijë kontenierëve në Shqipëri gjatë vitit 2016, destinacioni i të cilave ishte Maqedonia.
 
Tre ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme sqaroi se nuk ka një hetim për këtë rast, por sipas prokurorisë së Durrësit e cila ka nisur sekuestrimin e dokumentacionit të doganave dhe portit do të shihet nëse ky informacion është real apo një dizinformim publik.

Më herët ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e cila ka mohuar që në portin shqiptar të Durrësit të kenë kaluar ilegalisht kontenierë të tillë, duke nënvizuar se gjithçka ka qenë nën kontroll.

Por, ambasada e shqiptare përmes përfaqësueses së saj në Itali, Anila Bitri, i ka shkruar portalit italian i cili publikoi lajmin se në Shqipëri janë zhdukur sasi të mëdha mbetjesh të cilat kishin për destinacion Maqedoninë.

Në letrën e dërguar nga ambasadorja, kërkohet përgenjështrimi i lajmit, duke theksuar se ky artikull kishte target kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare e dëmi ishte me pasoja të rënda për bilancin politik dhe social.

procesverbali prokuroria durres

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë