​Kopertina e ‘Der Spiegel’:Trump
i pret kokën demokracisë!

​Kopertina e ‘Der Spiegel’:Trump<br />i pret kokën demokracisë!
Revista gjermane “Der Spiegel”, në faqen e parë të numrit të ri, paraqet një pamje të improvizuar të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, që në një dorë mbanë një thikë dhe në dorën tjetër kokën e prerë të Statujës së Lirisë që gjendet në Nju Jork.
 
Fotoja është publikuar në faqen e internetit të revistës, e cila doli në shitje sot dhe sipas raporteve të mediave, tashmë ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale.

Kopertina spikat për thikën me gjak që mban në dorë Trump dhe kokën e statujës së lirisë në dorën tjetër ndërsa poshtë mban shënimin; “Amerika e para!”

Artisti që ka bërë karikaturën, quhet Edel Rodriguez, një kubanez që ka mbërritur në SHBA në vitin 1980. Ai tha për ‘Ëashington Post”. “Po i pritet koka demokracisë. Koka e prerë është simboli i shenjtë”.

der spiegel
(Kopertina e 'Der Spiegel')

(d.b/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje