Dritëro Agolli nuk mund t'i mungonte Parkut të Liqenit të Tiranës.

Bashkia e Tiranës me në krye kryebashkiakun Erion Veliaj dhe përfaqësues të "Ecovolis" mbollën sot rreth 100 pemë molle në "kopshtin e Dritëroit". 

Pemët iu shtuan hapësirës së gjelbër të Parkut në kujtim të atij që e deshi natyrën përmes vargjeve.

Në veprën e tij, Dritëroi e quan natyrën një artiste të përkryer për vetë mrekullitë e ofruara prej saj. 
 
[gallery]22357[/gallery]

Poeti Dritëro Agolli u nda nga jeta në 3 shkurt të këtij viti, në moshën 85-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Ai la pas krijimtarinë e vyer letrare e cila do të trashëgohet brez pas brezi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com