​Korçë, arrestohet anëtari
i një QV, votoi dy herë 

​Korçë, arrestohet anëtari<br />i një QV, votoi dy herë 
KORÇË- Anëtari i Komisionit të Qendrës së Votimit nr 3736 në fshatin Barç në Korçë, është arrestuar pasi është kapur duke votuar dy herë.

Andimjano Ravolli, 24 vjeç, banues në Korçë, ka qenë me detyrë anëtar Komisioni në qendrën e votimit nr 3736, në fshatin Barç, ku u evidentua se kishte votuar si regjistrin e veçantë të zgjedhësve edhe në regjistrin e zgjedhësve në qendrën e votimit me nr 3736/1 të fshatit Barç.

Andimjano Ravolli akuzohet për veprën penal “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme, neni 327/a i Kodit Penal.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit