​Kostoja e “divorcit” për
britanikët, miliarda euro

​Kostoja e “divorcit” për<br />britanikët, miliarda euro
Britania e madhe do të përballet me një “fature divorci” me BE-në, prej të paktën 40 miliardë eurosh. Keshtu deklaron sekretari i Brexit, David Davis, i cili sugjeron se Mbreteria e Bashkuar do të përballet me një shumë të madhe si cmim të shkëputjes së lidhjeve me Brukselin, që mund te jetë edhe dyfishi i shumës së sipërpërmendur.

Kryeministrja britanike, Theresa may, konfirmoi të premten se vendi i saj do të kërkonte një periudhë dy –vjecare tranzitore pas 2019, ndërsa Davis konfirmoi se Britania e Madhe do të paguajë afërsisht 10 miliardë euro vit, pas asaj periudhe. Vetë May është pozitive për Brexit, por gjithsesi detajet mbeten për t’u përcaktuar.

Londra do të vazhdojë të sfidojë kërkesat financiare të Bashkimit Europian, tha Davis. Ai gjithashtu bëri të qartë në intervistën e tij se ndërsa Mbretëria e Bashkuar do të linte juridiksionin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED), marrëveshjet ekzistuese do të zbatoheshin gjatë tranzicionit.

Negociatat mes Londrës dhe 27 vendeve të mbetura anëtare parashikohet të zgjasin dy vjet. Fillimisht mediat britanike folën për “60 miliardë euro që Brukseli do t'ia ngarkojë, sipas saj, në kurriz Britanisë së Madhe. Fatura e “divorcit” është e kripur. Teorikisht, Mbretërisë së Bashkuar do t’i kërkohen kontribute në buxhetin e BE-së deri në vitin 2022, ose 2023, miratimin e të cilit e ka aprovuar dhe vetë.

Pavarësisht kostos së procedurës, një gjë është e qartë: liderët e bllokut duan ta tregojnë se ndarja nga BE-ja kushton, ndërsa Britania vetë do të përpiqet ta minimizojë sa më shumë ndikimin financiar të një lëvizjeje të tillë.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës

Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës