​Krahasimi/Në protestën sot, më
pak protestues se e 18 Shkurtit

​Krahasimi/Në protestën sot, më<br />pak protestues se e 18 Shkurtit
Në këto pamje që shihni me foto dhe video mund të bëhet qartë dallimi se sa protestues ka pasur në protestën e sotme të opozitës, 13 Maj krahasuar me atë të 18 Shkurtit.

Prej një muaji strukturat e PD dhe partive të tjera opozitare kishin bërë thirrje që sot të mblidhej në Tiranë, çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike, çdo i zhgënjyer nga qeveria të protestonte për zgjedhje të lira e të ndershme që realizohen përmes qeverisë teknike.

Protesta nisi në mesditë ora 12:00 dhe pati si kulm vetëm fjalën e kryeopozitarit Lulzim Basha, i cili u kujdes të shprehej se sot në shesh ndodheshin 3 herë më shumë protestues se më 18 Shkurt.
"Sot jeni tre herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe milionë të tjerë në këtë referendum historik", tha ai.

Por pamjet ekskluzive me dron te Report Tv realizuar nga ajri kanë regjistruar momentet gjatë protestës, të cilat vërtetojnë se në shesh ndodhen më pak pjesmarrës se në protestën e 18 Shkurtit.

Kjo vihet re qartë dhe në momentin kur nisi protesta, këndohet himni kombëtar, por dhe gjatë zhvillimit të saj për rreth 1 orë e 30 minuta.

Ndryshe vijnë imazhet nga protesta e 18 Shkurtit ku pjesëmarrja siç vihet re dhe me sy të lirë në këtë krahasim me video e foto, është më e gjerë.

[gallery]22249[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi