​Krerët e shtetit nderohen me
Urdhra Papalë të Kalorësisë

​Krerët e shtetit nderohen me<br />Urdhra Papalë të Kalorësisë
Një ceremoni shumë e veçantë u zhvillua sot në virgjilje të Konferencës Ndërkombëtare Ndërfetare të organizuar në Kosovë, në kuadër të Javës së Tolerancës dhe Pajtimit, të organizuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës, në partneritet me Fondacionin “Tony Blair Faith Foundation” dhe Komunitetin e Shën Egjidios, sponsorizuar nga Këshilli Britanik, Ambasada Norvegjeze dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Shkëlqesia e Tij Kardinali Renato Raffaele Martino, Igumen dhe mbajtësi i Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Konstantinian të Shën Gjergjit dhe President Emeritus i Këshillit Papnor për Drejtësi dhe Paqe të Selisë së Shenjtë, ndau çmime, si mirënjohje për kontributin vetjak të zyrtarëve të mëposhtëm shtetërorë në mirëkuptimin ndërfetar dhe ndërtimin e paqes në Kosovë dhe në gjithë rajonin: Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga me Kryqin e Madh të Zonjës, Urdhër Mbretëror i Françeskut të Parë, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mori titullin Kryqi i Kalorësit të Madh të Urdhrit Mbretëror të Françeskut të Parë të Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Konstantinian të Shën Gjergjit, dhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi mori titullin e Kalorësit Komandant të Urdhrit Mbretëror të Françeskut të Parë të Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Konstantinian të Shën Gjergjit.

Këta tituj të lartë janë dhënë nga Urdhrat Papale të Kalorësisë si mirënjohje për punën e bërë në vitet e fundit në Kosovë nga këta individë për ndërtimin e paqes dhe për shembullin që i kanë dhënë audiencës ndërkombëtare me punën e tyre në dialogun ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve fetare dhe etnike në Kosovë dhe në gjithë rajonin e Ballkanit./Kosovapress/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë