Pas publikimit të ndryshimit të emrit në “Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme” të Ministrisë së Integrimit ka reaguar Klajda Gjosha.

Nëpërmjet një statusi në facebook, ish-minstrja e Integrimit shkruan se se “Integrimi nuk është çështje emërimi por institucioni”.

Postimi i plotë i Klajda Gjosha:
Integrimi nuk është çështje emërtimi institucioni, por çështje vizioni dhe strategjie. Sado I bukur të tingëllojë sot titulli I Ish Ministrisë së Jashtme, qartësia e koordinimit te këtij procesi është thelbi që siguron vazhdimësinë e ëndrrës së Shqipërisë dhe shqiptarëve

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com