​Kryemadhi: U sulmuam për
t'i dhënë pushtet oligarkisë

​Kryemadhi: U sulmuam për<br />t'i dhënë pushtet oligarkisë
Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Kryesinë e partisë, ku gjatë fjalës së saj kryetarja, Monika Kryemadhi nënvizoi domosdoshmërinë e riorganizimit dhe ristrukturimit të partisë, “Na duhet një LSI e Qartë dhe e vendosur që të ndjekë një axhendë pa kompromise që do synojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë.
 
Kryemadhi mes të tjerash u shpreh se LSi u godit gjatë zgjdhjeve të 25 qershorit në mënyrë që të vinte në qeveri oligarkia.
 
 “LSI është më e fortë se asnjëherë pasi kaloi me sukses një sprovë të 25 qershorit ku u targetua në mënyrë kriminale për t’i dhënë një pushtet të plotë oligarkisë deri në kapjen e cdo qelize të institucioneve të shtetit. U sulmua pabesisht, por tregoi qëndrueshmëri, rritje dhe vitalitet. Sot kemi një grup parlamentar jo vetëm më të madh në numër por shumë më cilësor edhe me të rinj me të gjitha potencialet për të qenë një opzitë përfaqësuese profesionale dhe luftarake me integritet përballë një pseudomazhorance që është pakica e shqiptarëve dhe jo shumica. LSI ka përgjegjësi shumë më të madhe se sa mund të mendojë dikush se jemi përfaqësues të shumicës së shqiptarëve”, tha Kryemadhi.


 
  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave