​Kryeministri Rama i jep fund
pushimeve, rikthehet në Tiranë

​Kryeministri Rama i jep fund<br />pushimeve, rikthehet në Tiranë
Pas pushimeve në jug të vendit, Kryeministri Rama i ka dhënë fund, duke u rikthyer në Tiranë.

Burime për Report Tv, tregojnë se Rama është parë në ambientet e kryeministrisë ditën e sotme.

Ndërsa me datë 27 gusht pritet të mblidhet asambleja e partisë socialiste.

Punimet e asamblesë do të fillojnë me prezantimin e 5 raporteve të grupeve të punës, që u ngritën me urdhër të kryetarit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Në bazë të axhendës së punimeve, i pari të do të prezantohet raporti i hartuar nga grupi i punës për veprimtarinë parlamentare.

Më pas do të diskutohet për raportin mbi dëgjesat publike, në një pjesë të të cilave ka qenë i pranishëm edhe vetë Kryeministri Rama.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë