​Kryeministrja britanike May
takim me presidentin e KE

​Kryeministrja britanike May<br />takim me presidentin e KE
Kryeministrja britanike Theresa May do të takohet sot me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk në Downing Street.

Takimi sipas mediave britanike do të mbahet paralelisht me raundin e katërt të negociatave për Brexit ndërmjet Londrës dhe Brukselit.

Tusk kishte deklaruar të martën e kaluar, në prag të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, se kishte pranuar të takohej me May-n në londër, dhe ky takim zhvillohet sot.

Më herët kryeministrja britanike, Theresa May garantoi se vendi i saj do të respektojë angazhimet financiare, pas daljes nga Bashkimi Evropian.

Kjo do të garantojë që asnjë vend nuk do të paguajë më shumë apo të marrë më pak, për pjesën e mbetur të buxhetit, që mbaron në vitin 2020”, theksoi ajo.

Ndërkohë që Bashkimi Evropian kërkon që të paguhet një faturë mes 60 dhe 100 miliardë euro, që është gjithashtu edhe një pikë që ka bllokuar negociatat e Brexit.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)