​Kryeparlamentarja e Italisë, Boldrini
uron Metën për zgjedhjen President

​Kryeparlamentarja e Italisë, Boldrini<br />uron Metën për zgjedhjen President
TIRANE-Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë, znj. Laura Boldrini ka uruar përmes një letre të ngrohtë z. Ilir Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës.

Znj. Boldrini shpreh bindjen se z. Meta do të vërë në shërbim të vendit aftësitë dhe përvojën që ka përftuar gjatë këtyre viteve në detyrat e rëndësishme që ka kryer.
 
Më poshtë teksti i plotë i letrës:
 
Kam kënaqësinë, që në emër të Dhomës së Deputetëve, por edhe në emrin tim, t’ju përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, së bashku me urimet më të mira për sukses në këtë detyrë.
Jam e bindur se gjatë mandati tuaj do të kemi mundësi të zhvillojmë edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe të bashkëpunimit mes popujve tanë.
Ishte një nder i madh për mua të vizitoja Shqipërinë tetorin e vitit të kaluar dhe të konstatoja progresin e jashtëzakonshëm të bërë në aspektin ekonomik e social si edhe në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Jam e bindur se në këtë detyrë të lartë, ju do të dini të vini në shërbim të vendit aftësitë dhe përvojën që keni përftuar gjatë këtyre viteve në postet e rëndësishme që keni mbuluar.
Në pritje të një takimi, ju lutem pranoni z. President, vlerësimet dhe konsideratat e mia më të larta.
Laura Boldrini
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë.


(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja