​Kryesia e LSI, Kryemadhi:
Zgjedhjet u manipuluan

​Kryesia e LSI, Kryemadhi:<br />Zgjedhjet u manipuluan
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi mbledhjen e parë pas zgjedhjes së Monika Kryemadhit në krye të kësaj force politike.
 
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi iu rikthye 25 qershorit, duke akuzuar se zgjedhjet u manipuluan, ndërsa shumica parlamentare e krijuar pas zgjedhjeve, sipas saj, është fiktive.
 
“LSI do të vazhdojë të njohë arritje të reja politike dhe elektorale si domosdoshmëri që demokracia në Shqipëri të fuqizohet dhe qytetatër të vendosin sovranitetin, qeverisjen dhe institucionet nga zgjedhjet e 25 qershorit. 
 
Maxhoranca e zgjedhjeve të 25 qershorit është fiktive përmes procesit të manipuluar. Vota e lirë është goditur rëndë në mënyrë të strukturuar kriminale në të gjithë vendin, ndaj kërkoj angazhimin maksimal për t’iu përgjigjur këtij momenti dhe përgjegjësisë politike më të madhe që LSI ka pasur ndonjëherë
”, u shpreh Kryemadhi.
 
Sipas saj, sfida e LSI në vijim do jetë pikërisht denoncimi i shkeljeve që iu bënë procesit elektoral.  
 
“LSI do të vazhdojë me evidentimin e farsës së 25 qershorit, detyrë që do të mbetet prioritet pasi opinioni minutë pas minute po njihet me fakte të reja të grabitjes së 25 qershorit”, tha ajo.
 
Kryesia e LSI do të hartojë axhendën dhe planin e punës deri në periudhën e legjislacionit të ri parlamentar.

Kryemadhi mbron PDIU: Rilindja tjetërsoi votat, beteja ka nisur 
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas pamjeve filmike të publikuara nga Mesila Doda, ku pretendohet vjedhja e votave të PDIU, në Qarkun e Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi i konsideroi zgjedhjet një farsë elektorale të drejtuar nga Edi Rama dhe rilindasit e tij, duke shprehur bindjen se denoncimet e bëra përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të asaj çka ka ndodhur më 25 qershor.

Kryemadhi shton se sapo ka nisur beteja e LSI-së për t’i kthyer shqiptarëve legjitimitetin e votës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull