​Kryesuesja e Kuvendit të Gjilanit:
Kryeministër mos kopjo!

​Kryesuesja e Kuvendit të Gjilanit:<br />Kryeministër mos kopjo!
GJILAN- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë premtimeve që ka dhënë këtyre ditëve të fundit ka përmendur edhe mbështetjen për fëmijët e porsalindur, i cili u ka premtuar nga 300 euro për çdo lindje.

Por këtë po e quan kopjim të keq, kryesuesja e Kuvendit të Gjilanit Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila vizitat e fundit të kryeministrit i quan ekskursione mediatike.

Edhe pse e quan diçka të mirë, Bunjaku Rexhepi, thotë se ajo ka qenë ide e saj qysh nga marsi i vitit 2013.

“Diçka e mirë kjo, por së pari Kryeministri do ishte mire ta mendonte më herët këtë, e sa për informimin e tij unë i them se këtë propozim e kam dhënë qysh me 8 mars të vitit 2013 edhe atë në repartin e maternitetit të Spitalit Regjional të Gjilanit”, shkruan në një letër që ka dërguar në KosovaPress.

Më tutje, kryesuesja e KK të Gjilanit, thotë se ajo me 9 mars të vitit të kaluar ka shpallur një aktivitet tradicional me emrin"Gjenerata e së ardhmes", ku ajo e vërteton edhe me foto dhe thotë se kjo ngjarje ka pasur edhe mbulim medial.

“Pata propozuar që në pjesën për familjen të programit qeverisës të LDK-së të parashihet shpërblimi për çdo fëmijë të posalindur, gjë që edhe është bërë dhe LDK-ja e ka përpunuar mirë këtë ide dhe tani më e kemi në programin për familjen”, ka shkruar Bunjaku Rexhepi.

E në fund, kur kryesuesja ka shkruar se nuk ka çfarë të thotë tjetër, ja ka kujtuar kryeministrit thënien, sipas saj të famshme, "Kryeministër flejë flejë".

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike