​Kukës, ekipe nga Kosova
për zhbllokimin e rrugëve

​Kukës, ekipe nga Kosova<br />për zhbllokimin e rrugëve
Me kërkesë të deputetit Namik Dokle dhe banorëve të fshatrave Borje dhe Shishtavec të Kukësit, ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku, dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, angazhuan ekipe nga Kosova për hapjen e rrugëve nga drejtimi i Prizrenit në drejtim të këtyre fshatrave të Kukësit.
 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit shqiptar dhe banorëve të zonës duke i falënderuar për kontributin që kanë dhënë ambasadori Minxhozi dhe ministri Zharku.
 
“Përzemërsisht u jam mirënjohës ambasadorit tonë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ministrit të infrastrukturës në Republikën e Kosovës, Lutfi Zharku dhe bashkëpunëtorëve të tij! Sapo i njoftuam që bora e madhe kishte bllokuar fshatrat Borje dhe Shishtavec dhe se zhbllokimi nga drejtimi i Kukësit do të vonohej shumë, morën masa të menjëhershme, angazhuan njerëzit, shkuan edhe vetë dhe sot Shishtaveci dhe Borja e kanë të hapur rrugën drejt Prizrenit e prej andej për në Kukës, Tirane e kudo, ku njerëzit mund të kenë nevojë”, shkruan në profilin e tij në rrjetin social, deputeti Parlamentit të Shqipërisë, Namik Dokle.
 
Ndërsa, edhe në Kosovë, sipas MI-së, qarkullimi i automjeteve në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në tërë vendin vazhdon të zhvillohet me lehtësi. /KosovaPress/
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare