Në plazh në Libi me miq, në shkollë në Mançester mes miqsh.

Ky është Salman Abedi, djaloshi 22 vjec që vrau 22 persona në sulmin me bombë në koncertin e Ariane Grande në Mancester, Britani.

Në foto duket një adoleshent me pamje të pafajshme, por në fakt ai është autori i masakrës në Mançester, ku shumica e viktimave ishin moshatarë të tij dhe fëmijë.

Një adoleshent i qetë, ku shkelja më e madhe në jetë që kishte bërë ishte ajo e tymosjes së ndonjë cigare hashash, sic thonë miqtë, ky ishte Salman, që vdiq në skenën e krimit që krijoi ai vetë.
 
Por ndryshe flet një oficer policie, të cilit familja e adoleshentit i ishte ankuar se ai ishte i rrezikshëm.
 
Miq të Salman thonë se ai nuk ishte përfshirë në asnjë besim ekstremist apo të shoqërohej me ilsamikë ektsremistë.

Por vitin e shkuar ata thonë, se e panë të shoqërohej me persona të rinj që dukeshin në atë zonë.

Ai la miqtë e vjetyër dhe po rrinte me shokët e rinj.

Dyshohet se ata mund të kenë gisht në veprimin e Salman, ndërsa policia londineze shoqëroi 3 persona si të dyshuar kryesore mbi ngjarjen në Mançester.

Prindërit e tij kanë lindur në Libi por kanë emigruar në Londër dhe më pas janë zhvendosur në zonën e Falloëfield në jug të Mançester ku dhe kanë jetuar për 10 vitet e fundit.

Ata kanë 3 djem dhe një vajzë, që aktualisht është 18 vjec.

23-vjecari kishte shume pak kohë që ishte kthyer nga Libia . Ai kishte qendruar në Libi tre jave nga ku eshte kthyer nje dite para sulmit dhe aty mund te kete patur lidhje me grupe xhihadiste. 

Sulmi i tmerrshëm kamikaz u mor përsipër nga ISIS, që e cilësoi një hakmarrje ndaj Britanisë për sulmet e saj ndaj shtetit islamik.

[gallery]22425[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)