​Kuzhinieri gay-serial killer
dyshohet se vrau 58 djem

​Kuzhinieri gay-serial killer<br />dyshohet se vrau 58 djem
LONDER-Britania e Madhe është tronditur nga hetimet e zbardhura mbi një kuzhinier homoseksual. Shefi i Kuzhinës akuzohet se ka vrarë pasi ka përdhunuar e torturuar 4 djem gay, por pas këtyre krimeve dyshime ka se ai ka vrarë dhe dhjetra të rinj të tjerë.

Bëhet fjalë për Stephen Port, një kuzhinier 41 vjeçar homoseksual i cili dyshohet të ketë vrarë deri tani rreth 58 viktima. Të fundit janë 4 të rinj të cilët pasi kishin rënë  në grackën e maniakut, u gjendën të vdekur pak metra larg shtëpisë së tij, në lindje të Londrës. Ai krijonte lidhje me meshkuj të ndryshëm në një faqe interneti të quajtur ‘Grindr’, e cila është faqja më e njohur në botë për lidhjet online mes homoseksualëve. Port pasi njihej me ta i drogonte, përdhunonte e më pas i linte të vdisnin nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Pas provës së 58 vdekjeve të ngjashme në qyetet autoritet bëjnë me dije se pas këtyre fshihet pikërisht vrasësi Port. Gjithashtu nën investigim është vënë edhe policia vendase për dështim të parandalimit të vrasjeve të fundit. Stephen Port është arrestuar pas vrasjes së parë, por në mungesë të provave të verifikuara i ka shpëtuar gjykimit të drejtësisë. Kurse këtë herë duket se nuk do të ketë më shpëtim për të.

Sipas policisë angleze kuzhinieri po konsiderohet si një nga vrasësit serial më të tmerrshëm të të gjitha kohrave. Në krye të listës së padëshiurar në Angli qëndron Harold Shipman, me deri në 260 vrasje. 

[gallery]19830[/gallery]

(k.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot