Qyteti i Laçit është tronditur sot në mesditë nga shtënat me armë tip pistoletë.

Alket Rrema ka qëlluar me pistoletë Nikollë Burakun i cili po udhëtonte me makinën tip Benz me targa AA 490 JL.

Në momentin e të shtënave, i riu ka braktisur makinën  duke i shpëtuar vrasjes së mundshme.
Episodi ndodhi në një rrugë në lagjen numër 2 të qytetit.

Pasi shkrehën armët në drejtim të makinës, autori u largua por policia ka bërë të ditur se ai është prangosur dhe sipas grupit hetimor shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt i çastit mes të plagosurit dhe autorit.

Në çastin e të shtënave, në rrugë ka pasur shumë kalimtarë të rastit, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime.

Ja komunikata e policisë
Më datë 17.09.2016, rreth ores 13.30 është njoftuar se ne afërsi të bankës së vjetër Laç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 490 JL në pronësi të shtetasit N.B. banues në Laç.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se pas një konflikti verbal të çastit për motive të dobëta mes shtetasve N.B. dhe një shtetasi tjetër, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N.B. 
Për pasojë është dëmtuar vetëm automjeti i shtetasit N.B. dhe nuk ka të lënduar në njerëz. 
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore , u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit Alket Rrema , 32 vjeç, banues në Kurbin i cili u shpall në kërkim.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës.
Vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 


(L.Q/SHQIPTARJA.COM)