​Lajm i keq për Greqinë, Schauble:
FMN nuk do të japë më kredi

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, ka deklaruar se Fondi Monetar Ndërkombëtar, nuk do të marrin më pjesë  në një program shpëtimi për Greqinë.

Në një intervistë për të përditshmen greke “Ta Nea”, Schauble, i njohur për ashpërsinë e tij në çështjen e ristrukturimit të borxhit grek, ka deklaruar se tashmë është rënë dakord mes FMN-së dhe kreditorëve të tjerë të Greqisë, që programi i tretë grek do të jetë i fundit ku Fondi Monetar Ndërkombëtar merr pjesë.

“Kreditë ndërkombëtare akorduar Greqisë që prej shpërthimit të krizës së borxhit në vitin 2010 dhe shoqëruar me masa shtrënguese, kanë dhënë rezultate, por jo zgjidhje të problemit”, është shprehur ministri gjerman.

FMN mbetet e pranishme në programin e tretë grek pasi ka qenë pjesëmarrëse financiarisht në dy kreditë e para ndërkombëtare për të shmangur falimentimin e shtetit helen, por për momentin refuzon të japë para nëse zona euro nuk vendos të lehtësojë borxhin, i cili  aktualisht ka arritur në 180% të PBB-së të Greqisë.

(D.T/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira