​Lavrov: Uashingtoni të bëjë kujdes 
me vendimet mbi Korenë e Veriut

​Lavrov: Uashingtoni të bëjë kujdes <br />me vendimet mbi Korenë e Veriut
Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergueï Lavrov ka thënë se SHBA nuk duhet të veprojë në mënyrë të njëanshme për zgjidhjen e problemit të programeve bërthamore në Korene e Veriut.

“Shpresoj që të mos ketë veprime të njëanshme si ato që kemi konstatuar së fundmi në Siri”, ka deklaruar Lavrov gjatë një konference të përbashkët shtypi në Moskë me homologun senegalez Mankeur Ndiaye.  

“Nuk do të pranojmë aventura bërthamore dhe balistike të Phenianit në kundërshtim me rezolutat e OKB-së, por kjo nuk do të thotë se tani është e mundur për të shkelur të drejtën ndërkombëtare duke përdorur forcën kundër Koresë së Veriut”, ka shtuar ministri rus Lavrov.

Gjithashtu, zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka deklaruar gjatë një vizite në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë se SHBA aspiron për të rritur sigurinë.

Ne kërkojmë zgjidhje të problemit në mënyrë paqësore, përmes negociatave, "megjithëse të gjitha opsionet e mundshme ishin në tryezë për zgjidhjen e krizës me Korenë e Veriut", është shprehur Pence. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje