​“Associated Press”: Opozita
po pengon reformën

​“Associated Press”: Opozita<br />po pengon reformën
Shumë media ndërkombëtare mes të cilave edhe prestigjiozja Associated Press kanë raportuar për situatën politike në të cilën ndodhet Shqipëria e konkretisht për apelin e dërguar ditën e djeshme nga Bashkimi Evropian i cili i bëri thirrje opozitës që t’i jap fund bojkotit parlamentar dhe të marrë pjesë në procesin e reformës në drejtësi, i konsideruar një nga pikat kyce që do të ndihmonte vendin në anëtarësimin në union.

Shefja e Politikave të Jashtme Mogherini dhe Eurokomisioneri Hahn shkruan AP gjatë një deklarate të përbashkët u shprehën se Shqipëria duhet të nisë reformën në drejtësi pasi është një hap kyc që vendi të anëtarësohet në BE.

Sipas tyre debati politik duhet të kryhet brenda parlamentit në bazë të praktikave demokratike.

Reforma në Drejtësi, shkruan prestigjiozja duke cituar deklaratën e diplomateve e miratuar vitin e shkuar është dëmtuar nga bojkotoi i opozitës, pasi duhet të krijohen strukturat e vetingut që do të vlerësojnë të shkuarën e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por nga ana tjetër opozita thotë se këto struktura mund të bien pre e manipulimeve.
Kreu i opozitës Lulzim Basha këtë të mërkurë akuzoi diplomatët e huaj në Tiranë se po mbështesin kryeministrin Rama që të vendos sistemin e drejtësisë në pushtetin e tij. Ndonese Basha nuk permendi emra konkrete.

Që prej shkurtit, raporton AP, demokratët kanë bllokuar bulevardin kryesor të Tiranës duke ngritur një tend përballë zyrës së kreut të qeverisë Rama, duke thënë se do të bojkotojnë zgjedhjet e 18 qershorit pasi konsiderojnë se qeveria do të manipulojë votat me paratë e drogës.

Reforma në drejtësi e përgatitur edhe më asistencën e BE dhe ekspertëve amerikanë u miratua vitin e shkuar. Shqipëria tashmë duhet të ecë përpara me sistemin e drejtësisë, të përmirësojë këtë sistem të korruptuar përpara se Brukseli të nisë negociatat për anëtarësimin e vendit në BE.

(db/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij