​“Bekim Fehmiu – Odiseu i
Kosovës”, botohet monografia

​“Bekim Fehmiu – Odiseu i<br />Kosovës”, botohet monografia
“Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës” është monografia e shkruar nga gazetari e përkthyesi Fahri Musliu, që ka qenë edhe miku i aktorit të madh. Në këtë monografi autori Musliu thotë se “janë të përmbledhura shumë fotografi private e profesionale dhe shkrime të ndryshme për karrierën e jetën e ikonës së ndjerë të kinematografisë, Bekim Fehmiu.”

Fahri Musliu në një emission televiziv duke folur për librin është shprehur se ky libër do të publikohet edhe në gjuhën serbe. Monografia “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës” përmban tetë kapituj dhe nis me “Vetëvrasja si akt personal”, gjersa vazhdon me pjesë të tjera që përfshijnë intervistat e shumta të Bekim Fehmiut, filmat e tij të suksesshëm etj.

Krahas Prishtinës, monografia do të promovohet edhe në qendra të tjera të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa në Beograd do të promovohet pas botimit në gjuhën serbe.“Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës” sapo ka nisur të shpërndahet në libraritë e Kosovës e në panairin  e nëntorit pritet që të vijë ehde në Tiranë, sipas autorit.  

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve