​“Dosja Trump”, ish-ambasadori:
Fola me McCain, s'i dhashë asgjë
Spiuni idiot, nxehen shefat e MI6

​“Dosja Trump”, ish-ambasadori:<br />Fola me McCain, s'i dhashë asgjë<br />Spiuni idiot, nxehen shefat e MI6
Sir Andrew Wood, ish-ambasador i Britanisë së Madhe në Rusi, ka pranuar sot se ishte ai që i tregoi senatorit amerikan John McCain rreth përmbajtjes së dosjes “së pistë” ruse për Donald Trump, por ka mohuar që t’ia ketë dorëzuar armikut të betuar të presidentit të zgjedhur.
 
Diplomati 77-vjeçar thotë se dosja “ishte shumë publike” në vjeshtën e kaluar dhe ai foli me McCain për përmbajtjen gjatë një konference mbi sigurinë në Kanada, në kohën e zgjedhjeve në SHBA.
 
Por Wood shton se pretendimet për përmbajtjen seksuale të dosjes mund t’i jenë dhënë me qëllim të keq ish-agjentit të MI6, Christopher Steele, nga burimet e tij ruse dhe ai më pas i paraqiti si fakte.
 
Sir Andrew është në qendër të marrëdhënieve të ngrira midis Britanisë e Rusisë, por mohon të ketë pasur ndonjë kopje të dosjes së përfolur, ndërkohë që e përligj vendimin e Steele për t’u fshehur, pasi i është dhënë autorësia e dosjes për Trumpin.

wood
Sir Andrew Wood, në foto me ish-kryeministrin Tony Blair, ishte ambasadori britanik në Moskë në periudhën  1995-2000

 
“Unë e njoh për operator shumë profesional, i cili la shërbimin sekret dhe tani punon me kompaninë e tij. Nuk besoj se ka shpikur gjëra, por nuk mendoj se mund të kishte gjithmonë gjykimin e duhur. Rusët do të duan të dinë se nga e mori informacionin, nëse është i vërtetë. Ata janë mësuar të veprojnë”.
 
“E di që raporti për të cilin po flasim është parë nga shumë njerëz në Uashington, por jo nga Senatori McCain. Kur u takuam, i thashë që jam në dijeni për raportin, por nuk e kisha lexuar dhe nuk e kam lexuar ende”.
 
“Biseduam se si zoti Trump mund ta gjente veten në pozita që mund t’i bëhej shantazh me Kompromat (termi rus për materiale komprometuese) dhe se ekzistonin regjistrime audio dhe video”.
 
Wood shtoi: “Nuk besoj se kam bërë ndonjë gabim”.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!