​“Ejani, njihni të vërtetën time”
Lufta e Anastacia me kancerin

​“Ejani, njihni të vërtetën time”<br />Lufta e Anastacia me kancerin
Artistja që luftoi me kancerin i rikthehet feminilitetit të saj. Ajo u regjistrua në spektaklin ‘Strictly Come Dancing’, kompeticion me kercime i BBC, por me misionin, të mos fshehë betejat që ka bërë kundër kancerit në gji.

Anastacia, 48 vjeç ka bërë vazektomi të dyfishtë, pas operacioneve njëherë në vitin 2003, dhe më pas në vitin 2013.

Këngëtarja pozoi për ‘Fault Magazine’, duke dëshmuar siluetën e saj të zhveshur me imazhe që të shtangin. Ajo shprehet se ka dhuruar fonde për kërkimet në luftën kundër kancerit, ndërsa në këtë set fotosh nuk fsheh shenjat e operacioneve që i kanë kushtuar disa shenja në trup.

“Ejani të njihni të vërtetën time”, “Bëhu e fortë”, “Një luftë në heshtje”, janë shënimet që këngëtarja ka shkruar mbi trup, duke dëshmuar dhe njëherë se, lufta ndaj kancerit nuk ka qenë e lehtë për atë dhe cdo person tjetër që e vuan atë.

[gallery]19794[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari