Lojtari i Bayern Franck Ribery qorton gjyqtarin hungarez Kassai nëpërmjet një postimi në Instagram.

Jo vetëm tifozët, por edhe lojtarët e Bayern Munichut janë të nervozuar me arbitrimin jo të mirë të Victor Kassai në humbjen e tyre ndaj Real Madridit në çerekfinale me rezultat 4-2.
 
Ylli i klubit gjerman Franck Ribery ka shfrytëzuar Instagramin e tij për të reaguar ndaj gjyqtarit kryesor.

“Një vit me punë të madhe, faleminderit arbitër, bravo!”, ka shkruar francezi.
 
Pakënaqësitë e klubit bavarez janë të dy golat e Cristiano Ronaldos të shënuar në kohën shtesë, ku të dy kanë ardhur nga pozita jashtë loje.
 
Por, edhe kartoni i dytë i verdhë i Arturo Vidal sipas tyre nuk ishte i drejtë.

ribery insta

ribery insta

ribery insta

ribery insta
Redaksia Online
(d.b/Shqiptarja.com)