​“Fantozzi në parajsë”,  ndërron
jetë aktori italian Paolo Villaggio

​“Fantozzi në parajsë”,  ndërron<br />jetë aktori italian Paolo Villaggio
Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare aktori italian, Paolo Villaggio, i njohur për rolin e tij si llogaritari “Fantozzi”.
 
Humbja e tij është njoftuar nga e bija, Elisabetta Villaggio, nëpërmjet një fotoje bardhë-e zi të postuar në Facebook.

fantozzi
 
I lindur në Xhenova më 30 dhjetor 1932, Paolo Villaggio ka interpretuar si në televizion ashtu edhe në teatro, personazhe të lidhur me komedi paradoksale dhe groteske.
 
Një nga rolet e tij më të famshëm është ai si llogaritari  Ugo Fantozzi.
 
Fantozzi filloi si një libër, e u pasua 8 libra të tjerë për llogaritarin, dhe më pas me libra të tjerë satirik.

Filmi i Fantozzit mund të shihet si simboli i klasës së mesme italiane në mes të viteve 1970, të frustuar në punë dhe në familje, ai doli në kinema më 27 mars 1975, dhe pati një sukses të madh dhe të menjëhershëm.

[gallery]22919[/gallery]
Paolo Villaggio ka luajtur në role shumë dramatike, duke marrë pjesë në filma me regjizorë si Federico Fellini, Marco Ferreri,
Lina Wertmüller, Ermanno Olmi e Mario Monicelli.
 
Ai ka marrë çmimin “Luani i Artë” për karrierën në 1992 në Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit në Venecia.









  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash