Christopher Steele, ish-spiuni britanik që qëndron pas dosjes për Donald Trump, është cilësuar si “idot” nga shefat e shërbimit të inteligjencës, MI6.
 
Shtypi anglez shkruan se shefi i MI6, Sir Alex Younger, është tërbuar që Steele ra dakord të bënte një punë të tillë,  duke e sikletosur shërbimin sekret britanik në sytë e botës.
 
Spiunë të tjerë besojnë se ai ka rënë në një kurth të ngritur nga Kremlini dhe i është përcjellë informacion i rremë për Trumpin dhe pretendimet se është filmuar duke paguar prostitutat që të bëjnë “dushin e artë”, një lojë seksuale, në shtratin e suitës presidenciale ku më parë kishte fjetur Barack Obama.
 
Një drejtues i lartë i MI6 e quajti “idiot” dhe deklaroi për The Sun: “Chris nuk duhej ta kishte pranuar kurrë këtë punë”.
 
“Një ditë do të merrej vesh, edhe përfshirja e tij, dhe kjo është vërtet e sikletshme për shërbimin”.
d.i./Shqiptarja.com