​“Imsi Catcher”, Noka:Ke dijeni?
Çipa: Fola në Prokurori!

​“Imsi Catcher”, Noka:Ke dijeni?<br />Çipa: Fola në Prokurori!
TIRANË-Komisioni Hetimor për ‘Imsi Catcher’ është mbledhur dhe ditën e sotme nën drejtimin e Flamur Noka për të dëgjuar drejtorin e hetimit të krimit të organizuar në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa.

Edhe Çipa sot, ashtu si ministri i Brendshme Saimir Tahiri dje dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako u shpreh se të gjitha deklarimet e tij mbi këtë çështje i ka bërë në Prokurori dhe se ligji nuk ia lejon të flasë.

Debati në seancën dëgjimore me Çipën në Komisionin Hetimor

Noka: Zoti zv/drejtori i Policisë, a përbën krim futja e një pajisje përgjimi nga Policia?

Çipa: Më lejoni të sqaroj pozicionin tim se nuk jam zv/drejtor i Policisë së Shtetit

Noka: Ok për pozicionin se në kohën time i kemi pasur ndryshe...

Çipa: Prokuroria ka hetuar mbi këtë çështje dhe gjithçka e kam deklaruar aty.

Noka: Nuk ju kam pyetur nëse ka hapur prokuroria çështje penale. Jeni në dijeni që futja në territorin e Republikës në mënyrë të paligjshme përbën krim dhe dënohet. Kjo nuk ka të bëjë me hetimin.

Çipa: Prokuroria është marrë me këtë cështje.

Noka: Unë nuk po jun them në përgjithësi nëse jeni informuar si titullar që futja e çdo lloj pajisje përgjimi në mënyrë të paligjshme pa lejen e Prokurorit të Përgjithshëm përbën  vepër penale dhe dënohet nga ligjet e vendit tonë? Ju në cilësinë e titullarit të policisë duhet të jeni në dijeni, a jeni në dijeni?

Çipa: Z. Kryetar unë i njoh detyrat e mia funksionale por sa i përket rrethanave i kam deklaruar në rrethin e Prokurorisë Tiranë dhe …

Noka: Jeni duke i bërë bisht pyetjes..

Çipa: Prokuroria ka regjistruar një procedim dhe ajo duhet të vërtetojë nëse ka pasur një pajisje të paligjshme.

Noka: Prokuroria do hetojë ngjarjen dhe jo ligjin. Tani pa firmën e Prokurorit është futur një pajisje e paligjshme në territorin e Shqipërisë? A jeni në dijeni apo jo

Çipa: Unë jam thirrur në prokurori dhe jam shprehur

Noka: Ju vazhdoni të bëni sikur nuk kuptoni…e kuptoj dhe arsyen pse i bëni bisht, kodi i heshtjes i përcaktuar nga ministria e kryeministri ju detyron ti bëni bisht.

Por po ju them se, kodi i heshtjes nuk funksionon, është kod i mafies dhe nuk bën vaki që në asnjë vend të botës që titullarët dhe drejtuesit e policisë ta aplikojnë atë, se që këtu ka hije të mëdha dyshimi,. Jam i shqetësuar nga aplikimi i kodit të heshtjes sa kohë që sa kohë ky kod aplikohet nga ministri drejtorët e policisë. Pyetjet tona nuk përbëjnë sekret shtetëror.

Ndreu: kërkoj korrektesë dhe me anëtarë e komisionit dhe unë jam nënkryetar dhe anëtar i këtij komisioni dhe kam për të detyrë të ndërhyj për çështje procedurale, dhe unë të dëgjova e kujdes, tani nuk ke asnjë të drejtë të më pozicionosh si avokat. Si procedurë po të rikujtoj se për procedurë opinionet janë të palejueshme në këtë komision dhe tani sapo e bëre. Dhe e dyta dëshmitari nuk imponohet të detyrohet. As në proces penal ai nuk imponohet të përgjigjet.

Noka: Jeni trajnuar për të përgjuar pajisjen e përgjimit?

Cipa: Strukturat e hetimit të krimit të organizuar zhvillojnë hetim në varësi nga dinamika e punës për të qenë të suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuar. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë me partnerët por dhe për nevoja që diktohen nga koha ne na ofrohen ekspertë për ndihmë apo trajnime të ndryshme

Noka: Zoti dëshmitar mund të na bëni prezent planet e trajnimeve që keni bërë ju në vitin që po lëmë pas?

Çipa: Gjithë dokumentacioni lidhur me trajnimet i është vënë në dispozicion Prokurorisë.

Noka: U është bërë trajnim punonjësve të institucionit që drejtoni lidhur me një pajisje IMSI Catcher?

Çipa: Dokumentacioni është në prokurori.

Zenelaj: A ka përdorur policia e shtetit paisje IMSI Catcher?

Çipa: Nëse policia ka përdorur ose jo një pajisje të tillë është një procedim i regjistruar nga Prokuroria, procedimi vazhdon. Nuk jam në dijeni të përdorimit të lloj-lloj pajisjeve që policia përdor për raste të veçanta.

Komisioni Hetimor u ngrit me kerkese te PD pas pretendimeve se ne territorin shqiptar eshte futur nje pajisje pergjimi qe eshte perdorur nga Policia pa lejen e Prokurorise. PD theksoi se te dhenat i ka siguruar ga SHISH. 
Nje dite me pare, Visho Ajazi Lika ne kete komision i meshoi faktit se kishte informacion pajisja e pergjimit eshte futur ne territorin shqiptar nga Policia.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik