​“Imsi Catcher”, Noka: Përgjove
apo jo?Tahiri:Pyet në Prokurori!Visho ​“Imsi Catcher”, Visho Ajazi:
Visho Ajazi Lika: Pajisja u fut fshehur nga Policia

​“Imsi Catcher”, Noka: Përgjove<br />apo jo?Tahiri:Pyet në Prokurori!Visho ​“Imsi Catcher”, Visho Ajazi:<br />Visho Ajazi Lika: Pajisja u fut fshehur nga Policia
TIRANE-Për 20 minuta ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qëndruar sot në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor të ngritur për pajisjen përgjuese, ‘Emsi Catcher’. Çdo pyetje të Flamur Nokës, kryetar i Komisionit dhe anëtarëve si Asllan Dogjani, ministri Tahiri iu është përgjigjur shkurt, “Drejtohuni në Prokurori!”.

Flamur Noka drejtoi mbledhjen në cilësinë e kryetarit të Komisionit hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes “IMSI CATCHER” dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme”.
Tensionohen të djathtët teksa i këshillon që t'i drejtohen organit të akuzës. "Bëni dhe kallzim penal po deshët", iu drejtua Tahiri-Nokës.



Debatet e zbardhura
Noka: Jeni në dijeni për futjen e një pajisje përgjimi në territorin e Shqipërisë?

Tahiri: Cila ishte pyetja më fal?

Noka: Jeni në dijeni për futjen e një pajisje përgjimi në territorin e Shqipërisë?

Tahiri: Unë jam në dijeni për çdo çështje qëe ka të bëjë me përmbushjen e detyrës sime në bazë të ligjit, për çdo çështje tjetër ju këshilloj ti drejtoheni institucioneve përkatëse.

Noka: Jo nuk jeni këtu për të më këshilluar mua, por jepni sqarime sipas ligjit

Tahiri: Për çështjen në fjalë ka një hetim nga prokuroria dhe ju këshilloj të merrni të dhëna nga atje për këtë çështje

Noka: Nuk jeni këtu për të më këshilluar

Tahiri: Nëse keni rezerva për përgjigjet e mia jeni i gatshëm të bëni dhe kallzim ndaj meje

Noka: Në një emision televizion keni thënë se ‘Emsi Catcher’ është vetëm për të gjurmuar numrat jo bisedat

Tahiri: Mund ti referoheni emisionit të Sokol Ballës dhe atyre çfarë kam thënë në emision

Noka: Zoti dëshmitar, keni thënë në një emision televiziv se pajisja ‘Emsi Cathcer’ është përdorur nga specialistët italianë dhe vetëm italianë dhe asnjëherë nga policia shqiptare

Tahiri: Mund t’i referoheni përgjigjes që kam thënë publikisht

Noka: Në datën 2.6.2015, në burgun 302, në librin e protokollit ekziston një nr protokolli i shënuar që me urdhër të drejtorit të futet në ambientet e burgut të futet makina me targa aa.. me Entjol Xhelili drejtues, për të monitoruar cilësinë e ajrit në oborrin e burgut. A është punonjësi Xhelili punonjës policie>

Tahiri: Mund t'i referoheni prokuroris për këtë

Noka: Keni apo jo dijeni?

Tahiri: Besoj se shqip fola

Noka: Xhelili është punonjës policie apo jo?

Tahiri: Referojuni regjistrit të policisë

Noka: O Pjerin mos e ndihmo. Po ky njeh dhe numrin e uniformave të policisë

Noka: z Dëshmitar, pajisa është përgjime?

Tahiri: Megjithë respektin, referojuni hetimeve të prokurorisë

Ndreu: Është absurde të pyetet ministri i brendshëm për pajisje përgjitmi. Më duket se ke harruar detyrën që ke bërë në atë kohë. Ministrin pyete për ato që mbulon ai, është pozicion politik jo teknik.

Noka: Nuk po bëhën asnjë diskutim dhe pyetje që ka të bëjn me kompetencat. Misnitri është thirrur si dëshmitar që ka dijeni rreth kësaj çështjeje. Pyesim për dijeni dhe jo për kompetenca. Ai është atje flet vetë nuk mund ta mbron.
 
Kruja: Është hera e parë që dëgjojmë që ministri nuk është ministri. Meqë është thirrur në cilësinë e dëshmitarit ky komision ka për detyrë të njihet me fakte dhe prova dhe të marrë dijeni mbi ato që ministri di. Nuk përzihet fare me procedim penal. Si dëshmitar po penogni veprimtarinë e komisionit për të zbardhur fakte që kanë të bëjnë me hetimin parlamentar dhe jo atë penal. Ju keni detyrimet që ka çdo dëshmitar tjetër edhe në organe të tjera të hetimit penal. Ju lutem shumë të jepni infromacion për ato që dini, përndryshe kemi gjithë të drejtën të themi se po pengoni zbardhjen e komisionit.

Ndreu: Bëra një konstatim, në ndryshim nga ju Policia e Shtetit dhe ligji për policinë nuk e detyron të përgjigjet për asnjë ngjarje kriminale.

Noka: Ne e kemi parë minsitrin që të dalë në rolin e policit të trafikut.

Ndreu: Komisionin nuk mund ta ndërtojmë në bazë të opinioneve.
 
Noka: Opinioni publik është i interesuar të dëgjojë rreth skandalit dhe dritëhijheve të tij apo përfshirjet e ministrit në këtë skandal. Zoti minisitër keni dijeni për personat shqiptar që kanë shoqëruar pajisjen nga doganat deri në Drejtorinë e Policisë?
 
Tahihri:
Ju këshilloj t’i drejtoheni prokurorisë. 
 
Noka: A keni dijeni ku ka qendruar pajisja?
 
Tahiri: Ju këshilloj t’i drejtoheni prokurorisë, nëse keni rezerva mund të më kallzoni.

Dogjani: Ju thoni shkoni pyesni prokurorinë. Nuk është sekret dhe nuk ka sekret dhe nuk mund t’i përgjigjeni kësaj me, shko në prokurori.

Tahiri: Përgjigja për këtë dhe pas kësaj është, shkoni drejtohuni në Prokurori. Kam shumë punë dhe nuk mudn të humb kohë me politikën tuaj.

Noka: Nuk ju pyeti njeri sa punë keni...

Tahiri: Drejtohuni në Prokurori (Ngrihet dhe largohet)

Noka: Pse ikni si frikacak. Trego pse nuk të takoi kreu i CIA. Tregoi arrogancën këtu. Sepse tha vetë nëpër emisione që kjo pajisje përgjoi dhe tani iku si pulë e lagur dhe jo si kokosh kur vinte më parë. Sepse ka frikë nga drejtësia. Ministri i Brendshëm nën arrogancën e pushtetit vjen këtu dhe ikën si i do qejfi.



Ora 11: 30, Në Komisionin Hetimor në cilësinë e dëshmitarit, Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako

Noka: Ka hyrë apo jo pajisje përgjuese në territorin shqiptar apo jo dhepër përdorimin e saj apo jo?

Çako: Nuk dua të tregoj apo anatemoj asnjë lloj ekzistence në respecl të detyrës sime kushtetuese. Përgjigja ime nuk mund të imponohet sepse në të kundërt interpretojmë njëri-tjetrin

Noka: Ka hyrë apo jo? Ke dijeni apo jo? Mos na citoni kushtetuesen. Mos i harxhoni vetes kohe as qytetarëve.

Çako: E drejta juaj, unë interpretoj detyrimin tim përballë kushtetutës.

Noka: Je dëshmitar këtu! Por çështje dhe argument ligjorë i përmend avokati dhe jo ju…nuk ka lidhje me aspektin penal. Sa kohë nuk kemi ngritur akuzë penale, nuk na tregon dot të drejtat kushtetuese. Ministri ishte i stepur, i frikësuar, ndaj ju përpiquni të jeni korrekt, se jeni titullar policie

Çako: Në lidhje me pyetjen tuaj, ka një administrim penal ne fashikullin e prokurorisë ku çdo nxjerrje informacioni përbën shkelje ligji dhe referojuni prokurorisë për këtë pyetje
 
Noka: Ke dijeni apo jo?

Çako: Ka një hetim nga prokuroria dhe nuk më lejon ligji të përgjigjem për këtë.

Kruja: Duket që ky do të përsërisë çfarë i ka thënë porosi ministri

Noka: Ministri krenarist

Kruja: Po ç'krenarist aman, ai nuk erdhi fare si minister ketu

Ndreu: Ka raste kur prokuroria dhe kur merr një dëshmi të paanshme por nuk është ngritur akuzë dhe nuk është në cilësinë e dëshmitarit

Noka: Pyetjet e ndërton çdonjëri siç di vetë. Nuk na mësoni dot si të bëjmë pyetjet

Dogjani: Nëse nuk është marrë një masë sigurie nga gjykata, por unë të pyeta për çfarë është marrë kjo masë pezullimi ndaj teje dhe ju keni thirrur si dëshmitar këtu. Kur thërritet një dëshmitar ka detyrim ligjor që të përgjigjet. Ne nuk po kërkojmë sekretet hetimore, nuk ka lidhje fare. Është dokumentuar tashmë që Xhelili ka shkuar tek burgu dhe ka ardhur si shkresë. Makina hyri dhe ka gënjyer aty duke thënë se do maste lagështinë e ajrit. Keni të dhëna për lagështinë apo jo?

Çako:  Nuk i di konkluzionet tuaja, janë të drejtat tuaja. Nëse ke marrë rolin e prokurorit jepni dhe dënimin dhe mbarojmë. Ju sqaroj se çdo fakt apo çdo gjë që është objekt hetimi më ndalon ligji që të flas

Noka: Pajisja që hyri, po  a është njoftuar prokuroria që është future kjo pajisje> Apo nuk është njoftuar prokurori?

Çako: Në respekt të plotë të komisionit, procedimi penal ka të adminstruar në fashikullin e  vet të gjithë elementët e regjistruar mbi çështjen në fjalë. Pyesni atje

Noka: Po vendet ku është instaluar pajisja? A mund të na jepni një informacion ëpr këtë?

Çako: Detyra ime është e parashikuar në ligjin nr 8 dhe gjithë funksioni im është bërë conform ligjit e kushtetutës. Unë kam vepruar e drejtuar dhe gjithë veprimet e mia janë të regjistruara sipas ligjit përkatës.

Noka: Po pajisja është futur në institucione të tjera? Kjo nuk është sekret hetimor

Çako: Jam Drejtor i Policisë së Shtetit dhe kam shpjeguar e sqaruar gjithçka në lidhje me këtë çështje dhe gjithë çka kam thënë është në procedim.

Noka: A administron minstria një pajisje për matjen e lagështisë së ajrit?

Çako: Kësaj mund t’i përgjigjet ministria e Mjedisit

Noka: A administron Policia një pajisje përgjimi?

Çako: Sigurisht që jo!

Noka: Xhelili është punonjës juaj apo jo?

Çako: Jam qartësisht dhe kthjelltësisht që t’i përmbaheni cështjes që është nën hetim sepse nxjerrim sekrete. Cdo punonjë policie përbën sekret shtetëror

Noka: Po nuk ka sekret shtetëror. Po keni vendosur Kodin e Heshtjes keni vendosur bashkë me ministrin. Ja këtë punë bën mafia dhe këtë po bëni dhe ju

Gjithë pyetjeve të tjera Drejtori i Policisë, Haki Çako iu përgjigj:  Çështja është në procedim penal dhe shkel ligjin nëse përgjigjem sepse konsiderohet sekret hetimor

Pas kësaj, Çako la Komisionin Hetimor ndërsa Noka komentoi se, “Policia ka vendosur Kodin e Heshtjes për pajisjen përgjuese në mënyrë që të fshehin fajin e bërë”.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor