Mbledhja u zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat, por burime të Report Tv bëjnë me dije se Visho Ajazi i ka thënë komisionit datën se kur ka hyrë në Shqipëri pajisje ‘Imsi Catcher’ si dhe çfarë mund të përgjojë kjo pajisje.
Burime të Report TV bëjnë me dije se Visho Ajazi ka konfirmuar informacionin që ka ardhur nga shërbimet sekrete partnere, se në Shqipëri kishte hyre fshehurazi një pajisje përgjimi.
Gjithashtu Visho Ajazi është shprehur se kjo pajisje është futur nga Policia dhe ka qenë po Policia e cila e ka disponuar.
Po kështu kreu i SHISH, Visho Ajazi ka konfirmuar se përdorimi ose jo i pajisjes së përgjimit nuk është detyrë e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe nuk dihet nëse kjo pajisje është përdorur.
(Visho Ajazi Lika sot ne Komisionin Hetimor)
(d.b/Shqiptarja.com)