​“Ju lutem dikush të më flasë”
Theresa May vetëm në Bruksel

​“Ju lutem dikush të më flasë”<br />Theresa May vetëm në Bruksel
BRUKSEL-Pas Brexit, Brukseli nuk di t’ia dijë më për Britaninë.

Kryeministrja britanike Theresa May kalon 11 sekonda duke pritur që dikush t’i flasë apo ta përqafojë por jo.

Siç e shihni në pamje, May kalon disa çaste duke pritur të përshëndetet, por pasi askush nuk ia vari vendosi të ulet në vendin që i ishte caktuar.

Kjo ndodhi kur 27 kokat e shteteve të Bashkimin Europian u puthën e u pushtuan mes tyre duke i dhënë kështu një dush të ftohtë Britanisë që ka votuar për daljen nga Unioni.

[gallery]20170[/gallery]
Sipas britanikes, DailyMail, kjo sjellje është simboli i asaj çfarë ndjejnë tani krerët e BE-së ndaj Britanisë.

Thuhet madje se liderët e Bashkimit Europian e përjashtuan May dhe nga darka e planifikuar me qëllim që të diskutonin ne veçanti planet sekrete.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës