Koreja e Veriut dhe SHBA kanë ashpërsuar tonet mes tyre, në lidhje me aktivizimin e sistemit bërthamor. Një kërcënim më i fundit ka ardhur nga Koreja e Veriut, teksa Kim Jong-un është zotuar se do të arrijë qëllimet bërthamore të vendit.

Mediat botërore raportojnë se lideri koreano-verior ka thënë se ka si qëllim të krijojë “ekuilibrin” me forcën ushtarake të SHBA. Komentet e Kim vijnë pasi Koreja e Veriut shkarkoi raketën e saj më të fundit mbi Japoni, duke krijuar jo pak panik. 

“Ne duhet t’iu tregojmë qartë shovinistëve të fuqisë së madhe se si shteti ynë arrin qëllimin e komplementit të forcës së saj bërthamore, pavarësisht sanksioneve dhe bllokadave të tyre të pafundme”, mësohet të ketë thënë Kim. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com