​“Kena me u plak bashkë!”. Urimi i
Getit për Marinën që mbushi 27 vjeç

Moderatorja e Sportit Marina Vjollca feston sot ditëlindjen e saj të 27-të.

Me këtë rast ajo ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.

Por urimin më të veçantë dhe më romantik për ditëlindje ia ka bërë i fejuari i saj, Getoar Selimi pas mesnatës.
 
Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqte përkrah Marinës teksa darkojnë së bashku.
 
Kjo do të jetë ditëlindja e fundit e Marinës me Getin si e fejuar, pasi gjatë verës dyshja do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, dhe në vitet më pas do e festojnë si burrë e grua.

Ndaj Geti, u kujdes që në këtë ditë të veçantë t’i shkruajë disa fjalë të ëmbla dashurie.
 
“Urime nusja jeme, kena me u plak bashkë”(sic.), shkruan Getoar Selimi në urimin e tij për Marinën në rrjetin social Instagram.


Siç duket dhe në foto, çifti e ka festuar ditëlindjen buzë detit ku bie në sy Marina e veshur me të kuqe që përkëdhel të fejuarin dhe shishet e shampanjës.

getoar marina

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove