TIRANE-“Përzë LSI, largo tepsinë nga PS”.

Këto ishin disa nga kërkesat e banorëve në fshatrat e Sarandës ku kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama bëri mitingun e radhës. Pamjet janë publikuar vetë nga kryeministri Edi Rama ndërsa dëgjohen epitetet e qytetarëve ndaj tij. “O yll i bukur, o Zoti ynë, o burrë i gjatë”.

Dikush i prezantohet madje si nipi i Isa Boletinit dhe i kërkon që të sjellë dhe nipërit e Ismail Qemalit në atdhe.

Në replika me komentuesit që e kritikojnë për këtë video, Rama ka sqaruar se ka takuar banorë të fshatit që nuk rrinë në rjete sociale, por punojnë gjithë ditën.

(d.b/Shqiptarja.com)