​Legjenda ‘James Bond’, Sir Roger
Moore vdes në moshën 89 vjeç

​Legjenda ‘James Bond’, Sir Roger<br />Moore vdes në moshën 89 vjeç
Sir Roger Moore vdes në moshën 89 vjeçare pa mundur të fitojë betejën me kancerin.

Britaniku i famshëm është aktori që i dha jetë rolit të filmit të riprodhuar disa here, agjentiti 007, ‘James Bond’.

Lajmi u konfirmua nga familjarët e Moore. Fëmijët e yllit të kinematografisë, Deborah, Geoffrey dhe Cristian thanë se funerali do të bëhet në Monaco, ku aktori jetoi vitet e fundit me gruan e tij të katërt,  Kristina Tholstrup.

Një mesazh i ndarë në llogarinë zyrtare të aktorit në Twitter thotë: Me shumë dhimbje, duhet të ndajmë lajmin e tmerrshëm që babai ynë, Sir Roger Moore, vdiq sot.

Deklarata vazhdon: “Në një gjendje shumë të rëndë ne duhet të njoftojmë se babai ynë i dashur, Sir Roger Moore, ka vdekur sot në Zvicër pas një beteje të shkurtër, por të guximshme me kancerin", shkruan The Telegraph.

Ai ka luajtur rolin e tij spiun i famshëm në shtatë filma Bond përfshirë Live and Let Die dhe Spy Who Loved Me.

[gallery]22397[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar