​Legjenda Xavi Hernandez: Topi i
Artë duhet të shkojë për Buffon

​Legjenda Xavi Hernandez: Topi i<br />Artë duhet të shkojë për Buffon

Topi i Artë duhet të shkojë për Buffon. Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka shprehur opinionin e tij në lidhje me finalen e  Champions League, Juventus-Real Madrid.

37-vjecari parashikon një përballje interesante, ku shanset janë 50 me 50, por sipas tij bardhezinjtë janë favoritë, pasi ata kanë një skuadër kompakte dhe poriteri i Zonjës së Vjetër e meriton një trofe të tillë në karrierën e tij dhe më pas të pasohet më një tjetër sic është ai i Topit të Artë. “Juventusi është një skuadër e madhe, këtë gjë e treguan duke eleminuar Barcelonën.

Mbrojtja është një plus më shumë për ta. Shanset për fitimin e Champions League janë 50 me 50. Personalisht shpresoj të triumfojë Juventusi, për shkak të Buffon i cili e meriton plotësisht një trofe të tillë e më pas të regjistrojë një tjetër sukses, atë të Topit të Artë.”

Më pas Xavi u ndal edhe tek gara në La Liga. Ai e sheh si të pamundër dështimin e Realit të Madridit në xhiron e fundit të kampionatit, nëse një gjë e tillë ndodh do të ishte një mrekulli për Barcelonën, por shanset janë pothuajse zero.

“Në javën e fundit në kampionat Reali do të ndeshet më Malagën, një kundërshtarë i vështirë, por shanset janë të pakta që Reali të gabojë. Barcelonës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të presë sezonine ardhshëm për ta fituar La Ligën.”

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'