Leku “ikën” me gushtin, niveli
më i ulët i muajit ndaj euros
Monedha vendase është zhvlerësuar me shpejtësi ditët e fundit përkundrejt euros, duke reflektuar efektet sezonale si dhe lëvizjet në tregjet ndërkombëtare. Një euro këmbehej sot sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 132.95 lekë, 0.31 lekë më shumë se një ditë më parë. Monedha vendase është zhvlerësuar ndaj asaj europiane për shtatë ditë radhazi. Aktorët e tregut pohojnë se mbarimi i efekteve sezonale, teksa emigrantët largohen dhe fluksi i turistëve fillon e bie dukshëm është një prej arsyeve kryesore që ka ndikuar në këtë tendencë.
Monedha vendase është zhvlerësuar me shpejtësi ditët e fundit përkundrejt euros, duke reflektuar efektet sezonale si dhe lëvizjet në tregjet ndërkombëtare.
Një euro këmbehej sot sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 132.95 lekë, 0.31 lekë më shumë se një ditë më parë. Monedha vendase është zhvlerësuar ndaj asaj europiane për shtatë ditë radhazi.
Aktorët e tregut pohojnë se mbarimi i efekteve sezonale, teksa emigrantët largohen dhe fluksi i turistëve fillon e bie dukshëm është një prej arsyeve kryesore që ka ndikuar në këtë tendencë.
Edhe në fund të vitit të kaluar, leku filloi ë dobësohej në këtë periudhë, teksa në fund të muajit gusht 2016 këmbehej me 137.3 lekë.
Një tjetër arsye lidhet me forcimin e euros në bursat ndërkombëtare. Monedha e përbashkët është ngjitur ditët e fundit në kufirin e 1.2 dollarëve, niveli më i lartë që prej dhjetorit 2014, teksa investitorët u entuziazmuan teksa presidenti i bankës Qendrore Europiane u tërhoq nga diskutimet lidhur me monedhën e fortë dhe në horizont u shfaqën problemet fiskale të Shteteve të bashkuara të Amerikës.
Në të kundër, dollari në tregun vendas ka zbritur sërish, duke u këmbyer me 110.43 lekë, 0.92 lekë më pak se një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët që nga tetori i vitit 2014.
Ekspertët e tregut presin që euro të vijojë të jetë e fortë, e nxitur edhe përfundimi i efekteve sezonale, por edhe nga fakti që në shtator fillon e gjallërohet aktiviteti tregtar, pas përfundimit të pushimeve./monitor
(Kursi i këmbimit, lek për një euro, janar-29 gusht)Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45