​Londër,lehtësia e bandave hajdute:
"Si t'ju vjedhësh karamele fëmijëve" 

​Londër,lehtësia e bandave hajdute:<br />"Si t'ju vjedhësh karamele fëmijëve" <br>
Një bande me motora që përdor acid dhe thika për të vjedhur telefonat celularë nga këmbësorët, ka zbuluar se si i zgjedhin viktimat e tyre në një dokumetar të BBC. 
Duke u fshehur pas maskave të frikshme, kriminelët mburren për lehtësinë e vjedhjes së telefonave si lloj iPhone apo të tjerë,nga kalimtarët e pavetëdijshëm, duke e krahasuar atë njëlloj si 'duke vjedhur karamele nga një fëmijë'.
Gjatë një vëzhgimi brenda bandave që kanë marrë përsipër rrugët e Londrës, kriminelët zbulojnë se çfarë i bën disa njerëz të lehtë për tu kapur.
Një gangster, duke e quajtur veten X, merr gazetarin e BBC për një udhëtim në pjesën e pasme të biçikletës së tij dhe tregon 'sa e lehtë' është 'të rrëmbejë dhe të marrë një telefon'.
banda

"Ne jemi duke kërkuar për njerëzit që po shohin poshtë, që e kanë mendjen në telefonin e tyre.
Sapo semafori  të jetë jeshil, ata nuk shohin automjet që vjen dhe për ne kjo është mundësia e përkryer sepse pasi kalojnë, janë të pavëmendshëm për atë që i “pret” dhe  ne jemi aty për të marrë çdo gjë të mundshme",
tregon gangsteri.

Duke përshkruar jetën e tij të krimit si 'para të lehta', gangster X nxjerr një top parash dhe mburret me e vjedhjen e telefonave dhe shitjen e tyre në treg. Fshehur pas një maskë të tmerrshme, gangsteri tregon për lehtësinë e vjedhjes nga këmbësorët, dhe se si ai mund ta shesë një telefon deri në £ 250 për modelet më të shtrenjta.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare