​Londër, digjet pallati 27-kate
shkon në 12 numri i viktimave
VIDEO/Pamje të frikshme, ndërtesa në flakë

​Londër, digjet pallati 27-kate<br />shkon në 12 numri i viktimave<br />VIDEO/Pamje të frikshme, ndërtesa në flakë
LONDËR- Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një ndërtesë 27-katëshe në perëndim të Kryeqytetit britanik, Londër rreth orës 01:15 me orën lokale.

Zjarri "i tmerrshëm" goditi Kullën Grenfell e cila përfshin 120 apartamente, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ka sjellë deri tani 12 viktima dhe rreth 70 të plagosur.

Flakët përfshinë brenda 15 minutash 27 katet e pallatit që ndodhet në North Kensigton.

Mendohet se zjarri shpërtheu në katin e dytë dhe brenda 15 minutash pushtoi katet e mësipërme duke u kthyer në një ferr të vertete.

[gallery]22674[/gallery]

Dëshmi rrënqethëse,dëshmitarët: Hidhnin fëmijët për t'i shpëtuar nga flakët

 “Dukej si një film horror I Holliwood” shprehet një nga banorët.

“Dëgjoheshin njerëz që bërtisnin dhe kërkonin ndihmë. Kishte persona që hidhnin fëmijët duke ulëritur shpëtoni fëmijët tanë” shprehet një tjetër dëshmitar i cili sqaron se zjarrëfikësit i këshilluan të mos lëviznin se do ti evakuonin ata.

Dëshmitarë okularë thanë se disa persona kishin kërcyer nga pallati dhe të tjerë që kërkonin ndihmë.

Banorët krijuan litarë prej çarcafëve për të zbritur në tokë dhe për të shpëtuar nga flakët. 

Banorët: Nuk funksionuan sistemet e sigurise
Ne total llogariten rreth 500 banore qe jetojne ne 120 apartamentet e Grenfell Toëer qe u perfshi nga flaket. Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan e konsideroi aksidentin shumë të rëndë duke theksuar se në vendngjarje janë dërguar forca të shumta.

Dëshmitarët rrëfejnë momente drithëruese duke thënë se kanë parë njerëz që hidheshin nga dritarja për t’i shpëtuar flakëve.

Nuk dihet shkaku, pas zjarrit nuk funksionoi sistemi i alarmit
Pallati eshte ndertuar ne vitin 1974, ndersa aktualisht po beheshin punime per rikonstruksionin e saj. Hetuesit nuk perjashtojne mundesine qe zjarri te jete shkaktuar pikerisht nga punimet qe po kryen.

Banoret rrefejne se ne ndertese nuk kane funksionuar sistemet e sigurise cka e shnderroi pallatin ne nje ferr të vërtetë

Sipas autoriteteve kjo eshte nje ngjarje katastrofike.
londer zjarri
Ndertesa para zjarrit dhe pasi ra zjarri

Ndertesa mund te shembet, degjohen ende thirrje nga brenda
Oret e tmerrit vijojne. Mediat britanike shkruajne; "Te lutemi per fatin e atyre qe kane mbetur brenda". Ndertesa nuk mund te qendroje gjate ne kembe.

Ekspertet thone se nga casti ne cast 27 katet mund te rrezohen, por tragjike behet cdo minute qe kalon, pasi nga bernda degjohen ende thirrrjet per ndihme.

Policia ka evakuar zonën përreth pasi rrezikohet të shembet ndërtesa ndërkohe vijon evakuimi i banorëve të bllokuar në ndërtesë.

zjarr londer




  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im