​Londër, furgoni futet mes turmës
pranë xhamisë, 1 person vdes

​Londër, furgoni futet mes turmës<br />pranë xhamisë, 1 person vdes
LONDËR- Kryeqyteti i Anglisë, Londra nuk gjen paqe. 

Rreth orës 00:20 me orën lokale, një furgon ka hyrë mes turmës së besimtarëve myslimanë në afërsi të një xhamie.

Një person ka humbur jetën nga kjo ngjarje dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pranë Xhamisë së famshme të Finsbury Park. 

Dëshmitarët okularë raportuan se i dyshuari si shkaktar i kësaj ngjarjeje është shtrirë në tokë nga të pranishmit deri në momentin kur erdhi policia. Në momentin e ngjarjes, mësohet se autori ka thirrur "do vras të gjithë myslimanët". Agresori 48-vjecar anglez u arrestua nga policia.

autori

Sipas dëshmitarëve në kohën që agresori është futur mes besimtarëve, këta të fundit kanë qenë duke dalë nga xhamia pasi kishin kryer lutjet e tyre.

Policia Metropolitane e Londrës tha se oficerët u thirrën menjëherë pas mesnatës për një incident në Rrugën e Shtatë Motrave.

Ambulanca e Londrës shkroi: "Ne kemi dërguar një numër punonjësish në një incident në Seven Sisters Road. Më shumë informata do të japim kur ta kemi atë".

DailyMail shkruan se, mjeti në fjalë duket se është marrë me qira nga një kompani me seli në Uells.

Një dëshmitare shkruan në Twitter, “Është e tmerrshme të shikosh policët që bëjnë masazh kardiak tek njerëzit e shtrirë në tokë, duke u përpjekur me dëshpërim për t'i shpëtuar ata".

06:20 May do të kryesojë takimin e emergjencës

Kryeministri Theresa May tha se policia po e trajtonte incidentin "si një sulm të mundshëm terrorist".

Ajo tha se do të kryesojë një takim urgjent më vonë këtë mëngjes.

06:10 Policia: Pohetohet si akt terrorist.

Hetimi po kryhet nga Komanda kundër Terrorizmit, tha Policia Metropolitane e Londrës.

Një zëdhënës shtoi: "Shoferi i furgonit - një burrë 48 vjeçar - u gjet i kapur nga personat e pranishëm në vendngjarje dhe pastaj u arrestua nga policia në lidhje me incidentin.
Ai është dërguar në spital si një masë paraprake dhe do të merret në paraburgim pasi të kurohet. Ai do të jetë gjithashtu subjekt i një vlerësimi të shëndetit mendor në kohën e duhur.
Në këtë fazë të hershme të këtij hetimi, asnjë i dyshuar tjetër në vendngjarje nuk është identifikuar ose raportuar në polici, megjithatë hetimi vazhdon.
Për shkak të natyrës së këtij incidenti janë shtënë burime shtesë policore për të siguruar komunitetet, veçanërisht ata që vëzhgojnë Ramazanin".


06:05 Policia: Një person humbi jetën.

Policia Metropolitane ka konfirmuar se një person është shpallur i vdekur në vendngjarje.

"Zyrtarët janë në proçesin e informimit të të afërmve të tyre. Tetë persona të plagosur u dërguan në tre spitale të veçanta, dy persona u trajtuan në vendngjarje për lëndime të lehta", thane zyrtarë të policies.

05:05 Reagon kryeministrja May.

Kryeministrja Theresa May shprehet se, "Ky është një incident i tmerrshëm. Të gjitha mendimet e mia janë me ata që janë lënduar, të dashurit e tyre dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje".

04:55 Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan. 

Kryebashkiaku i Londrës reagon në Twitter, “Shërbimet emergjente janë në vendngjarje dhe po hetojnë një incident të madh në Finsbury Park”.

00:40 Këshilli Mysliman i Britanisë.

Këshilli Musliman i Britanisë (MCB) tha se një furgon qëllimisht u fut mes adhuruesve 

MCB e ka quajtur aktin e dhunshëm,  "manifestim të dhunshëm të islamofobisë".

02:30  Dyshohet se ka pjesëmarrës të tjerë në këtë sulm.

Dëshmitarët thane për MailOnline se, panë dy të dyshuar të tjerë të iknin pasi fugoni kishte ndalur.

Atikur Arhman, 41 vjeç, nga Finsbury Park, tha: "Kishte tre vetë atje. Ata kapën një dhe po kërkojnë edhe dy të tjerë".

Një dëshmitar tjetër anonim tha: “Kishte tre vetë pranë fugonit. Dy njerëzit e tjerë ikën".

Dëshmitarët shprehen se shoferi kishte armë me vete shkruan DailyMail.

02:00  Udhëheqësi i xhamisë "Fisbury Park", Mohammed Kozbar, e cilëson aktin si sulm terrorist.

Udhëheqësi i xhamisë së Finsbury Park, Mohammed Kozbar, tha për The Sun, "Kushdo që e bëri këtë, e bëri atë për të lënduar njerëzit dhe është një sulm terrorist. Ne e quajmë një sulm terrorist siç e quajtëm atë në Mançester, Westminster dhe Ura e Londrës".

01:00 Policia arreston një person të dyshuar si autor i njgarjes.

"Ka pasur një person të arrestuar. Hetimet vazhdojnë. Më shumë informacione do të jepen kur të konfirmohen", tha policia.

00:20 Një person hyn me fugon mes një grupi besimtarësh, pranë Xhamisë së të Finsbury Park.

Dyshohet se rreth dhjetë burra myslimanë janë plagosur pranë Xhamisë së famshme të Finsbury Park, pasi një person me fugon u fut mes turmës, pak pas mesnatës.

Momenti i arrestimit të personit të dyshuar si autori.




  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset