​Londra hap dyert, të huaj e të
famshëm ndihmojnë viktimat e zjarrit

​Londra hap dyert, të huaj e të<br />famshëm ndihmojnë viktimat e zjarrit
Kompani të ndryshme, të famshëm dhe shoqata bamirësie, janë ofruar të ndihmojnë personat që ngelën pa shtëpi nga zjarri që përfshiu mëngjesin e sotëm kullën Grenfell në Londër.
 
Dhjetra të huaj kanë shkuar në vendin e ngjarjes në Londrën perëndimore, për të dhuruar ushqime, pije, rroba, ndërsa qindra të tjerë kanë dhuruar para online në Kryqin e Kuq Britanik. Ylli i Top Gera, Jeremy Clarkson u ka kërkuar anëtarëve të publikut të dhurojnë rroba për banorët e ndërtesës që u dogj ku humbën jetën 12 persona.
ndihma
 
Ndërsa jamie Oliver, deklaroi se restoranti i tijë që është 1.5 kilometra larg vendit të ngjarjes, do të ofrojë ushqim dhe pije falas për të prekurit nga zjarri.
 
Zjarri goditi Kullën Grenfell rreth orës 01:15 me orën lokale e cila përfshin 120 apartamente, në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga ku vdiqën 12 persona dhe të paktën 68 të tjerë ngelën të lënduar.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm