​LSI përgatitet për zgjedhje,udhëzon
kryebashkiakët: Mos ikni jashtë 

​LSI përgatitet për zgjedhje,udhëzon<br />kryebashkiakët: Mos ikni jashtë 
Në tryezën e 8 kryebashkiakëve të njësive vendore që drejtohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim ka shkuar një udhëzim nga kryesia e kësaj force politike, ku urdhërohen të pezullojnë pushimet verore dhe përgjatë javëve të ardhshme të mos lëvizin jashtë vendit.

Kjo direktive ardhur një ditë pas kryeparlamentari, Ilir Meta, njëherësh lideri i LSI propozoi qeverie ekspertësh deri në zgjedhje, duke aluduar edhe për zgjedhje te parakohshme .

Burime jo zyrtare pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim bëjnë me dije per Report TV se udhëzimi u ka shkuar kryebashkiakëve që vijnë nga radhët e LSI përmes postës elektronike private, çka nuk përjashton se kjo parti po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë gjatë ditës sotme strukturat e LRI në qytete si Gjirokastra, Cerriku dhe Berati kanë zhvilluar takime për të analizuar aktualitetin politik listat e anëtarësimeve të reja si dhe mundësinë e zgjedhjeve te parakohëshme. 

Pas kryebashkiakve janë drejtuesit e institucioneve të rëndësishme në të gjitha qytetet e vendit përfaqësues të LSI që e kanë marrë një mesazh të tillë. 

Lëvizja Socialiste për Integrim aktualisht drejton tetë Bashki të cilat e fitoi në zgjedhjet e 2015 teksa ishte në koalicion me Partinë Socialiste.

Dy bashkitë më të rëndësishme që drejton LSI janë Berati dhe Gjirokastra që drejohen nga Petrit Sinaj dhe Zamira Rami.

Në Bulqizë nën siglën e LSI fitoi bashkinë Melaim Damzi, në Delvinë Rigels Balili, në Cerrik Altin Toska, në Skrapar Nesim Spahiu, në Përrenjas Miranda Rira dhe në Kuçovë, Selfo Kapllani.
 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar