Muajin e kaluar, Martin Shkreli u shpall fajtor për mashtrim të investitorëve në dy fonde financiare që ai administronte, por ishte lejuar të qëndronte i lirë me kusht, deri në shpalljen e dënimit, që është caktuar për në mes të janarit.
Urdhri i djeshëm i gjyqtares në gjykatën federale të Bruklinit erdhi pas një postimi të Shkrelit, ku ai ofronte një dhuratë prej 5 mijë dollarësh për cilindo që do t’i shkulte zonjës Clinton një fije floku gjatë turit që ajo po bën për promovimin e një libri të ri.
Avokatët e Shkrelit thanë se postimi ishte një satirë politike. Por gjyqtarja Kiyo Matsumoto tha se nuk e shihte këtë si humor dhe se oferta e Shkrelit mund të merrej seriozisht nga kundërshtarët e ish-kandidates Clinton.
Oferta mund të shihet si “një thirrje për të sulmuar”, tha gjyqtarja, duke i hequr Shkrelit lirinë me kusht të arritur kundrejt një pagese prej 5 milion dollarësh.
“Kjo nuk mbrohet nga Amendamenti i Parë”, tha gjyqtarja”. Ekziston rreziku që dikush ta marrë seriozisht ofertën.”Autoritetet qeveritare i kishin deklaruar gjyqtares se mesazhi në Facebook kishte alarmuar Shërbimin Sekret që mbron zonjën Clinton.
Të mërkurën paradite, Shkreli i shkroi gjykatës duke kërkuar falje për sjelljen e tij, me fjalët: “Unë nuk jam një person i dhunshëm”.
Por për gjyqtaren Yamamoto kërkesa ishte e vonuar.
“Ai nuk duhet të më kërkojë falje mua”,tha ajo. “Ai duhet t’i kërkojë falje qeverisë, Shërbimit Sekret dhe Hillary Clintonit.”Pala mbrojtëse këmbënguli se fjala ishte thjesht për një shaka pa kripë, të krahasueshme me disa nga komentet e Presidentit Donald Trump.
Shkreli u bë i njohur për rritjen shumëfish të çmimit të një ilaçi, por shpallja e tij fajtor nga gjykata muajin e kaluar nuk kishte lidhje me këtë incident që tërhoqi vemendje të madhe në media. Në seancën e shpalljes së dënimit më 16 janar ai përballet me deri në 20 vjet burgim./ VOA
(Martin Shkreli)
Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.2%
-
Pak
40.4%
-
Aspak
33.4%
Vota total: 1329
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr me thika mes dy të rinjve në Pogradec, një i plagosur! Arrestohet 24-vjeçari
27 Korrik, 22:41
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik, 22:36
-
'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici
27 Korrik, 22:35
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik, 22:30
-
Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë
27 Korrik, 22:13
-
Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 22:02
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik, 21:55
-
Lojërat Olimpike në Francë, flamuri i eventit u ngrit përmbys! Ngatërrohet Koreja e Jugut me të Veriut
27 Korrik, 21:35
-
Fusha e mbetjeve 3 ditë në flakë, protestë para Bashkisë së Vlorës: Duam Turizëm
27 Korrik, 21:24
-
Skandali/ Në Lojërat Olimpike, Shqipëria çoi një flamur imitim kinez! Luiza Gega s’do ta kisha mbajtur! Zhupa: E turpshme!
27 Korrik, 21:20
-
Sherr në restorantin në Vlorë, i mituri godet me thikë 38-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor
27 Korrik, 21:11
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik, 21:09