​‘Brexit’ dhe armatosje, Theresa
May imiton ‘Zonjën e Hekurt’?

​‘Brexit’ dhe armatosje, Theresa<br />May imiton ‘Zonjën e Hekurt’?
Në kulmin e krizës me Bashkimin Europian për shkak të procesit “Brexit” dhe në fillesat e një krize, Britania e Madhe duket se ka nisur etshëm edhe garën e armatimit.

Në krye të kursit është kryeministrja Theresa May, e cila edhe pse ka pësuar rënie të popullaritetit në Britani, sërish sipas analistëve duket se po imiton në mënyrë të paskrupullt ish-kryeministren Margaret Thatcher.

Mijëra njerëz u rreshtuan në bregdet për të parë mbërritjen e luftanijes më të madhe dhe më të fuqishme të ndërtuar ndonjëherë nga Britania e Madhe, teksa hynte në port mëngjesin e kësaj të mërkure, për herë të parë.

“HMS Queen Elizabeth”, një aeroplanmbajtëse me kosto prej 3 miliardë paund, pasi la pas flotiljen shoqëruese të saj, u ankorua në Portin e Portsmouthit, ndërsa ishte nisur nga Fife për sprovat detare dy muaj më parë.

Familjarë të ekuipazhit, të cilët nuk i kanë parë të afërmit e tyre për më shumë se 7 javë, ishin tejet të gëzuar teksa u dhanë mirëseardhjen atyre mëngjesin e sotëm. Ekuipazhi përbëhet nga plot 700 vetë, ndërsa janë edhe 200 kontraktorë të tjerë, kishin dalë në kuvertën e aeroplanmbajtëses për të përshëndetur të pranishmit.

Ata që ndodheshin në bord dhe ata që prisnin me kërshëri nga bregu panë edhe spektaklin e dhënë nga helikopterët e Marinës Mbretërore, të cilët u pasuan nga avionët luftarakë “Hawk”.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat