​‘Shumë kontrabandë me duhan në
kufirin mes Kosovës e Maqedonisë’

​‘Shumë kontrabandë me duhan në<br />kufirin mes Kosovës e Maqedonisë’
Qeveritë e shteteve të rajonit duhet të krijojnë një ambient që bizneseve t`u lehtësohet operimi i tyre, legjislativi të jetë pro-bizneseve dhe të eliminohen maksimalisht procedurat burokratike. Në këtë mënyrë puna e bizneseve joformale do të kthehet në formalitet dhe do të sigurohet një rritje më e shpejtë ekonomike.

E evazioni fiskal dhe ekonomia informale përveç që luftohen me masa administrative brenda shtetit, kjo mund të luftohet edhe atëherë kur ka bashkëpunim dhe harmonizim të veprimeve dhe këmbimeve të informacioneve në mes të shteteve të rajonit.

Kështu u tha në konferencën rajonale “Intensifikimi i Bashkëpunimit Rajonal – Tejkalimi i sfidave ekonomike, rritja e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe bashkimi i përpjekjeve kundër ekonomisë joformale" organizuar nga Ministria e Financave të Kosovës, ku pjesëmarrës ishin ministri i Financave të Maqedonisë, ai i Malit të Zi dhe ai i Shqipërisë, Shkëlqim Cani.

Kryeministri Hashim Thaçi, tha se fenomeni i informalitetit nuk është diçka e re as për Kosovën as për rajonin, dhe se sipas tij, ky fenomen është i pranishëm në pothuaj të gjitha ekonomitë e botës, qofshin ato të zhvilluara apo më pak të zhvilluara.

Thaçi tha se qeveritë, duhet të krijojë kushte sa më të favorshme për bizneset, në mënyrë që puna e tyre informale të kthehet në formale.

Thaçi: Duhet të eliminojmë procedurat burokratike
“Qeveritë tona duhet të krijojnë një ambient që bizneseve ua lehtëson operimin e tyre, që punëtorëve tu ofron kushte të mira për punë, që ambienti legjislativ të jetë pro-biznesit, që t’i eliminojmë në maksimum procedurat burokratike dhe që rendi dhe ligji të jenë në funksion të mbrojtjes së bizneseve dhe investimeve. Vetëm kështu ne do të arrijmë që në mënyrë vullnetare t’i sjellim aktivitetet e bizneseve jo-formale brenda formalitetit. Vetëm kështu ne do të siguronim se çdo biznes, çdo i punësuar dhe çdo qytetar është i barabartë në treg. Vetëm kështu, ne do të sigurojmë një rritje të shpejtë të ekonomive tona dhe punësim të qëndrueshëm” pohon Thaçi.

Ndërsa, Ministri i Financav e, Besim Beqaj vlerëson se ekonomia joformale është e madhe në nivel rajonal dhe edhe më tutje është larg asaj, se çfarë është mesatarja në Bashkimit Evropian.

Ai tha se një mënyrë tjetër e luftimit të ekonomisë joformale është edhe bashkëpunimi, harmonizimi i veprimeve dhe këmbimet e informacioneve ndërmjet shteteve të rajonit.

Beqaj: Duhet të përdorim të gjitha trendët me të cilat mund të luftojmë informalitetit
“Evazioni fiskal dhe ekonomia informale nuk luftohet vetëm me masa administrative, nuk luftohet brenda për brenda një shteti, por kjo mund të luftohet atëherë kur ka bashkëpunim dhe harmonizim të veprimeve, nuk është fjala vetëm për bashkëpunim në kuptimin e bashkëpunimit në nivel të letrave të marrëveshjeve, por edhe në harmonizimin e veprimeve që gjërat dhe këmbimet e informacioneve të jenë në nivelin e duhur në mënyrë që ne të gjith a trendët të cilat qojnë drejtë ekonomisë joformale ti ndalim së bashku” tha Beqaj.

Shkëlqim Cani, Ministër i Financave i Shqipërisë, tha se gjithë veprimtaria fiskale e shteteve varet nga bizneset.

Cani: Lokomotiva e veprimtarisë fiskale është biznesi
“Lokomotiva e gjithë veprimtarisë fiskale të vendeve tona, në fakt është biznesi, do të thotë ne marrim merita të merituara ose jo në varësi të lokomotivës. Nëse biznesi është një lokomotivë që tërheqë shpejtë dhe fuqishëm, kuptohet që edhe në vagonët s`do të na mbetet tjetër, veçse t`ju ndjekim, ose të tentojmë t`ju pengojmë, por zhurma do të jetë e madhe dhe do të ndjehet në publikë që ne nuk po bëjmë atë punë që duhet... ne gjithë ishim në një mëndje që duhet të harmonizuar patjetër, duhet luftuar informalitetit duhet prosperitet. Gjithë puna është që ti vëmë sa më shpejtë në praktikë dhe lokomotiva të mos ketë asnjë pengesë në drejtimin e duhur” ka thënë Cani.

Ndërsa, Ministri i Financave i shtetit të Maqedonisë, Zoran Stravreski, vërehët të jetë më optimistë, kjo duke u bazuar në raportin e fundit të Bankës Botërore për Evropën Juglindore, e cila tregon se këto 4 shtete kanë pasur një rritje ekonomike më të madhe në këtë regjion, prej më shumë se 3 %.

Megjithëkëtë, për ekonominë joformale, ai tha se gjatë 6 viteve të fundit, kontrabandimi i cigares ka qenë i shpeshtë në rajon.

Stravreski: Kontrabandimi shumë i shpeshtë në shtetet e rajonit
“Në 6-7 vitet e fundit kontrabandimi i cigares ka qenë jashtëzakonisht i shpeshtë në rajon, në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë. Madje edhe kufiri i Maqedonisë me Bullgarinë dhe Serbinë, ka qenë i konsiderueshëm dhe tani është zvogëluar në nivelin nën 5 % që është nivel shumë i ulët, kur të merret parasysh se sa atraktiv është biznesi i kontrabandimi të duhanit për ata të cilët merren me këtë punë.”, tha ai

Sipas tij, duhet të ketë rënie të kontrabandimit edhe në lëmit tjera të mundshme, kështu duke këmbyer informata çdo ditë institucionet tona tatimore dhe administrata tatimore.

Ndërsa, Ministri Financave i Malit të Zi, Radoje Zhugic, tha se edhe shteti i tyre ka gjitha ciklet ekonomike siç i ka Kosova.

Ai tha se Mali i Zi ka pasur zgjerimin e madh, nga viti 2006 deri në 2009, një shkallë të lartë të zhvillimit prej 8.7 për qind, pastaj një recesion dhe tani, sipas tij, Mali i Zi është në rimëkëmbje.

Ndër të tjera, u tha se Evropa ka zgjedhur shumë më herët këto çështje dhe po punojnë prej vitesh e dekadash në këtë drejtim, ndërsa shtetet e rajonit, duhet të punojnë shumë më shpejtë për të arritur synimet të cilat i kanë dhe dëshirojnë, për zhvillimin ekonomik, luftimin e ekonomisë jo-formale dhe për prosperitet të qytetarëve./KosovaPress/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë