​Lufta kundër drogës, Vasili:
Dikush të informojë Vlahutin

​Lufta kundër drogës, Vasili:<br />Dikush të informojë Vlahutin
Pas deklaratës së Vlahutin se lufta kundër kanabisit kishte sjellë rezultate të mira, ka reaguar kreu i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili.

Nëprmjet një postimi në facebook, Vasili shkruan se “dikush duhet ta informojë ambasadoren për tonelatat e drogës që kapen çdo ditë”.
 
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në facebook:
Ambasadorja Vllahutin na mahniti kur foli për drogën në Shqipëri dhe tha: "Megjithatë më duhet të them se ajo që kemi dëgjuar prej tyre është vërtetë e mahnitshme përsa i përket suksesit".
Dikush duhet ta informojë ambasadoren Vllahutin për tonelatat e drogës, që kapen përditë. Këtë informacion mund t'ia japin dhe duke parelë mediat vizive, të shkruara dhe elektronike nga Gjermania, Franca, Anglia, Italia apo raportet e CIA-s, Europolit etj etj.
Të gjithë në Shqipëri janë të "mahnitur" nga dështimi i qeverisë dhe nga përmbytja me drogë dhe me krim, ndaj informojeni ambasadoren edhe për këtë meqënëse drejton delegacionin europian në Tiranë dhe jo në Afganistan.
Dikush duhet ta informojë edhe që është shtuar lufta kundër drogës si kusht tjetër për integrimin europian.

vaso fb
 (Postimi i Vasilit në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri