​Maqedoni, Kuvendi voton qeverinë
e re të Zaev. Ja ministrat shqiptarë

​Maqedoni, Kuvendi voton qeverinë<br />e re të Zaev. Ja ministrat shqiptarë
Në mbrëmjen e së mërkurës, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi qeverinë e re, me 62 vota pro, 44 vota kundër dhe 5 abstenim. 

Qeveria e re u formua nga koalicioni i LSDM-se, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët me kryeministër kreun e LSDM-së, Zoran Zaev. 

Në qeverinë e re nga 25 ministra që ka kabineti qevritar 8 ministra janë shqiptarë të propozuar nga BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët. 

Pro qeverisë së re votuan deputetët e shumicës parlamentare, kundër ata të VMRO-së dhe abstenim deputetët e Lëvizjes BESA, votimi i qeverisë së re u mundësua nga votat pro të 48 deputetëve të LSDM, 10 deputetëve të BDI-së dhe 3 deputetëve të Aleancës për Shqiptarët.

Kryeministri Zaev gjatë fjalës së tij para votimit theksoi se Qeveria e tij do të jetë e përkushtuar për reforma të thella, si rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionit, zgjidhje për problemin e emrit të Maqedonisë, duke gjetur gjuhë të përbashkët me opozitën dhe çdo propozim duke e çuar në referendum popullor.

Gjithashtu ai foli edhe për ruajtjen e karakterit unitar të Maqedonisë, respektimin e plotë të Kushtetutës dhe kërkoi që të shmanget gjuha nacionaliste dhe të respektohen të gjithë etnitetet.

Zaev foli për një sërë masash në planin ekonomik dhe zgjidhjen e problemeve sociale të qytetarëve.

“Është e saktë se programi qeveritar ka edhe pjesë të Deklaratës së partive shqiptare”, theksoi Zaev.

Ai u shpreh se se çdo gjë e mirë për vendin është përfshirë në programin e qeverisë së re.

Më poshtë ju sjellim edhe emrat e ministrave të rinj.

Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm
Spasovski ishte Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike pas Marrëveshjes së Përzhinës, deputet, këshilltar dhe sekretar në Komunën e Kumanovës.

Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes
Shekerinska përveç si ish-kryetare e partisë dhe ish-deputete në shumë mandate, njihet si ish zëvendës kryeministre për euro-integrime në vitin 2004, kur Maqedonia hyri në fazën e parë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim me BE-në.

Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm
Dimitrov njihet si negociator për kontestin e emrit; ish ambasador në SHBA dhe Holandë, përfaqësues i Maqedonisë në Organizatën për ndalim të armëve kimike, bashkë-agjent i Maqedonisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ish shef i kabinetit për siguri kombëtare, ish zv/ministër i punëve të jashtme, ndërsa kishte refuzuar emërimin e tij si ambasador në Rusi.

Dragan Tevdovski, Ministër i Financave
Tevdovski është doktor i Shkencave ekonomike dhe punon si profesor në Fakultetin ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Ai ka realizuar 5 qëndrime studentore jashtë vendit dhe ka qenë student me mesatare maksimale.

Renata Deskoska, Ministre e Arsimit.
Deskovska është profesoreshë universitare në Fakultetin Juridik, ish deputete, ish këshilltare për çështje kushtetuese dhe juridike në Kabinetin e Presidentit, eksperte e UNDP-së për Kornizë ligjore dhe dialog ndër-etnik, anëtare e komisionit ad hoc për hetimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit 2012.

Goran Sugarevski, Ministër për Transport dhe Lidhje
Ish deputeti, Sugareski në përbërjen e kaluar parlamentare ishte koorditor i grupit parlamentar të LSDM-së. Njëherësh u shqua si deputeti që ka bërë më së shumë propozim-ligje dhe ka parashtruar më shumë pyetje. Ka qenë anëtare në Këshillin e Komunës së Prilepit.

Ljupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit
Nikollovski ishte sekretar i përgjithshëm i LSDM-së dhe ish zëvendës-ministër plotësues për Bujqësi, Pylltari dhe Ujësjellës në Qeverinë teknike, ish-deputet dhe avokat.
 
Milla Carova, Ministre për Punë dhe Politikë Sociale
Carovska ka qenë këshilltare speciale e Ministrit për Punë dhe Politikë Sociale dhe kryetare e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale të LSDM-së.

Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike
Mançevski ishte nënkryetar i LSDM-së, deputet, shef i shtabit zgjedhor, anëtar në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe udhëheqës i Sektorit për të rinj në Agjencinë për të rinj dhe sport. Ka punuar si inxhinier në Agjencinë për komunikime elektronike.

Robert Allagjozovski, Мinistër i Кulturës
Allagjozovskji është eseist, kritik letrar dhe përkthyes.

Edmond Ademi, ministër pa portofol
Ademi ka qenë këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme, drejtor general në Liberta Institutin për hulumtime politike dhe ekonomike, ish-asistent i ambasadorit në SHBA (2007-2009), ish-specialist për media/ diplomaci publike në ambasadën e SHBA-së në Shkup.

Koço Angjushev, ministër pa portofol
Angjushev është profesor i rregullt në Fakultetin Makinerik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, është autor i mbi 100 punimeve shkencore në lëmin e tij, ndërsa nën udhëheqjen e tij janë realizuar mbi 50 projekte në industri në sferën e makinerisë dhe energjetikës.

Robert Popovski, ministër pa portofol
Popovski ka qenë kryeredaktor i programit informative në Tv Sitell dhe ish kryeredaktor dhe drejtor programues në Televizionin Kanal 5.

Për ministra pa portofol nga kjo parti u propozuan edhe Adnan Qahil, Samka Ibrahimovski, Zorica Apostollovska si dhe Zoran Shaporiç.
 
Të zgjedhurit e BDI-së

Hazbi Lika, Zëvendës-kryeministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve

Lika që nga viti 2009 nuk ka qenë aktiv as në parti e as në jetën politike. Ai më herët ka ushtruar postin e kryetarit të Komunës së Tetovës. Në vitin 2003 ka qenë zëvendësministër i Brendshëm, periudhë që shquhet për punësimin e policëve shqiptarë me libreza partiake.

Bujar Osmani, Zëvendës kryeministër për euro-integrime.
Osmani kohë të gjatë është zëdhënës i partisë ndërsa paraprakisht ishte Ministër i Shëndetësisë. Osmani përmendej edhe në bombat e opozitës.

Sadulla Duraku, Ministër të ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor
Duraku është nënkryetari i BDI-së dhe njëherit kryetar i Komunës së Likovës. Paraprakisht Duraku ka drejtuar Ministrinë e Bujqësisë dy vite resht.

Ramiz Merko, ministër pa portofol
Kundër ish-deputetit dhe ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Merko kohë më parë prokuroria ngriti padi për shpërdorim të mundshëm të detyrës zyrtare.

Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë
32 vjeçari, Bekteshi ka ushtruar funksionin e promotorit ekonomik në Bruksel dhe Bern.

Bylent Salihu, Ministër i Drejtësisë
Salihu fillimisht ka qenë drejtor në NP “Komunale” në Vrapçisht, pastaj drejtor në Inspektoratin e Gjuetisë dhe Pylltarisë të Maqedonisë.

Të zgjedhurit e Aleancës për Shqiptarët
 
Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë
Taravari njihet si ish kryetar i Bordit në Klinikën Universitare për Neurologji, profesor i neurologjisë dhe pediatrisë, anëtar i bordit të revistës mjekësore “Vox Medici” dhe revistës ndërkombëtare mjekësore “Medikus”.

Suhejl Fazliu, Ministër i vetëqeverisjes lokale
Fazliu ishte konsulent i pavarur në E-qeverinë, shërbime për vetëqeverisje lokale për më shumë shtete, konsulent i pavarur në E-Tregti, shërbime për ndërmarrje publike për më shumë shtete; konsulent i pavarur për teknologji informatike dhe ëeb aplikacione për kompani të ndryshme./ Alsat-m

maqedoni
Kabineti i ri i qeverisë

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024